E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha informon zv/presidentin e KE Tajani, mbi qëndrimet absurde të opozitës

Opozita të kthehet në parlament, vetëm aty mund të zhvillohet debati politik

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me zëvendëspresidentin e KE-së, Antonio Tajani, të cilin e informoi rreth situatës politike në vend dhe kryesisht mbi qëndrimet e opozitës. Kreu i qeverisë shqiptare apeloi përsëri për rikthimin në Kuvend të opozitës, duke shtuar se një forcë politike nuk mund të mbahet peng sipasojë e një klani të ngushtë interesash të dyshimta në Partinë Socialiste. Për këtë arsye, kryeministri Berisha përsëri ftesën që opozita të futet në parlament dhe të bëhet pjesë e debatit.
Ndërsa nga ana e tij, zëvendëspresidenti i KE-së, Antonio Tajani deklaroi se debati politik mund të zhvillohet vetëm në Parlament dhe për këtë arye kjo forcë politike duhet të vendosë që të bëhet pjesë e diskutimeve parlamentare.
Në takimin me Berishën, zëvendëspresidenti i KE-së tha se ligji i antimafias është shumë i rëndësishëm. Ai vlerësoi veprimin e qeverisë në luftën kundër mafias. Zëvendëspresidenti i KE-së shprehu edhe një herë mbështetjen e KE-së për impelementimin e reformave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›