E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes, ish-zv.ministri i Jashtëm, Sokrat Plaka, homazhe në Ministri

Autori i Lajmit: Redaksia
Në ambientet e Ministrisë së Jashtme u zhvilluan dje homazhe ngushëllimi për vdekjen e ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka. Në këtë ceremoni morën pjesë dhe shprehën ngushëllimet e tyre personalitete të larta të shtetit, kolegë, familjarë e të afërm. Gjithashtu, në emër të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, kreu homazhe edhe ambasadori rus në Tiranë, në cilësinë e Duajenit të Trupit Diplomatik. Sokrat Plaka lindi në Fier në vitin 1932. Ai kreu studimet e larta për diplomaci në Moskë dhe pas kthimit në atdhe u emërua Referent në MPJ. Në vitet 1975-1982, Plaka mbuloi postin e rëndësishëm të ambasadorit të Shqipërisë në Jugosllavi. Për një periudhë 9- vjeçare, nga viti 1982-1991, Plaka ushtroi funksionin e zv.ministrit të Punëve të Jashtme. Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Ky lajm është publikuar: 05/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›