Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, takim me Papa Benediktin
Autori i Lajmit: Redaksia
Ati i Shenjtë priti dje në një takim kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas. Gjatë vizitës në Vatikan, ai ishte i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Papa tha në diskutimin e tij se shenjat historike dëshmojnë për kulturën dhe besimin “e vendit tuaj” që në kohën e Ilirisë. “Nga atëherë, mesazhi i Krishtit ka dhënë frute në vendin tuaj deri në ditët tona. Shumë shkrime të hershme dëshmojnë kulturën tuaj, me mbijetesën e një formule të lashtë latine të pagëzimit së bashku me një himn bizantin rreth Ngjalljes së Zotit, besimin e prindërve tanë të krishterë që kanë lënë gjurmët e mrekullueshme në linjat e para të historisë, letërsisë dhe artit të populli tuaj”, - është shprehur Papa. Ai shtoi se gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, të krishterët në Shqipëri, përfaqësuar nga dy kisha ortodokse dhe katolike, mbajtën besimin gjallë në shtypjen e jashtëzakonshme dhe regjim armiqësor ateist. Siç dihet, shumë të krishterë e kanë paguar me egërsi besimin e tyre. Ati i Shenjtë vazhdoi: “Rënia e regjimit ka hapur, për fat të mirë, rrugën për rindërtimin e komunitetit katolik dhe komunitetit ortodoks në Shqipëri". Në këtë kontekst, ai vlerësoi veprimtarinë misionare të kryepeshkopit, "sidomos në rindërtimin e vendeve të adhurimit, formimin e klerit dhe të punës që po bëhet tani. "Që kur fitoi lirinë e saj, Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka qenë në gjendje që të marrë pjesë në dialogun ndërkombëtar teologjik ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve. Angazhimi juaj në këtë drejtim, për fat të mirë, pasqyron marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve në vendin tuaj dhe ofron frymëzim për mbarë popullin shqiptar, duke demonstruar se si është e mundur për të krishterët e tjerë të jetojnë në harmoni. Benedikti XVI përmendi dy nisma aktuale në Shqipëri: themelimi i Shoqërisë Biblike Ndërfetare dhe krijimin e Komitetit për marrëdhënie ndërfetare, duke i përshkruar ato si "përpjekje në kohën e duhur për të nxitur mirëkuptimin reciprok dhe bashkëpunimin, jo vetëm në mes katolikëve dhe ortodoksëve, por edhe në mesin e të krishterëve, myslimanëve dhe bektashinjve".
Ky lajm është publikuar: 05/12/2009