E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga, Kastrioti thyhet 1-2 nga Teuta

Autori i Lajmit: Redaksia
Krujë - Teuta fitoi 2-1 në transfertë me Kastriotin në Krujë në një stadium pa shikues, në takimin hapës të javës së 13-të të Kategorisë Superiore. Teuta bëri autokritikën më të mirë pas humbjes 0-2 me Apoloninë në Durrës, në javën e parë të fazës së dytë. Dy djemtë e artë të Mirel Josës, Vilfor Hysa dhe Vangjel Mile, shënuan nga një gol secili në fitoren e dytë sezonale jashtë “Niko Dovanës”. Hysa shënoi në minutën e 19-të. Goli i pestë sezonal i tiranasit të Kombëtares U-21. Kapiteni Vangjel Mile dyfishoi shifrat në minutën e 62-të. Edhe për beratasin ky ishte goli i pestë gjatë këtij edicioni. Kastrioti shkurtoi diferencën në të 68 me anë të Eleandro Pemës (goli i tij parë sezonal). Për Kastriotin kjo ishte humbja e dytë rresht në fazën e dytë, pas asaj me Dinamon (2-0) në javën e 12-të. Teuta u ngjit në kuotën e 19 pikëve.
Ky lajm është publikuar: 05/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›