E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkite e trojeve shqipfolese, do te ringrene permendoren Luljeta Ndoka

Njesite vendore te Shqiperise, Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise dhe Lugines se Presheves, do te financojne ringritjen e permendores se te reneve per liri. Bashkia e Tiranes njoftoi dje vendimin e Kuvendit Mbarekombetar te Njesive Vendore Shqiptare, te cilet kane vendosur te rindertojne permendoren e Luftetareve te Lirise ne Presheve. Njesite vendore te perbera nga bashkite dhe komunat e trojeve shqipfolese, kane reaguar ashper ndaj heqjes nga forcat policore serbe te permendores se Luftetareve per Lirine e Presheves. Ne nje deklarate per shtyp, Kuvendi Mbarekombetar i Njesive Vendore Shqiptare e konsideron kete akt, ne kundershtim te hapur me parimet e lirise dhe te demokracise dhe nje sinjal negativ per bashkejetesen dhe fqinjesine e mire, sikunder deklaron se do te financoje rindertimin e permendores se Luftetareve te Lirise ne Presheve. “Shprehim mbeshtetjen e plote per Kuvendin Komunal te Presheves, per Kryetarin e Komunes, Ragmi Mustafa, si dhe per te gjithe te zgjedhurit vendore shqiptare ne Luginen e Presheves. Kuvendi Mbarekombetar i Njesive Vendore Shqiptare, i siguron shqiptaret e Lugines se Presheves dhe autoritetet lokale per mbeshtetjen dhe solidarizimin e plote me ta”, thuhet ne deklaraten e perbashket te Kuvendit te njesive vendore mbarekombetare. Si nje kontribut per te ardhmen, lirine dhe bashkejetesen e mire ne rajon, Kuvendi Mbarekombetar i Njesive Vendore Shqiptare, ka vendosur te financoje rindertimin e permendores se Luftetareve te Lirise ne Presheve. Kuvendi Mbarekombetar i te Zgjedhurve Vendore Shqiptare i beri thirrje Keshillit te Evropes, OSBE-se, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, qe te nderhyjne per te kontribuar ne zgjidhjen e situates se ndere dhe per te parandaluar me tej shprehjet e vazhdueshme te kercenimit dhe presioneve ndaj shqiptareve ne Luginen e Presheves. Ngjarja e rende ka shkaktuar reagime tek te gjitha strukturat politike ne Shqiperi, te cilat pa dallim bindjeje, e kane konsideruar nje akt te shemtuar.

Ministria e Jashtme: Shqiptare te Presheves, vetepermbahuni

Ministria e Puneve te Jashtme duke denuar edhe nje here ashper aktin e shemtuar te heqjes se memorialit te deshmoreve ne Luginen e Presheves, u beri thirrje shqiptareve ne Serbine e Jugut, por dhe me gjere, per t’u vetepermbajtur nga reciprociteti i akteve te dhunes te treguara nga Qeveria serbe. Ministria e Jashtme ne kete fryme vleresoi se demtimi i disa varrezave ne Kllokot dhe Prizren, bie ndesh me frymen e tolerances qe karakterizon shoqerine ne Kosove, duke mbeshtetur qeverine e Kosoves ne thirrjet e saj per vetepermbajtje dhe shmangien e akteve te dhunes. Me pas, Ministria e Jashtme apeloi per shqiptaret kudo ne rajon, te qendrojne ne lartesine e vlerave evropiane qe bashkendajne dhe te shmangin cdo provokim qe kerkon te pershkallezoje gjendjen e sigurise ne rajon dhe te tjetersoje perpjekjet legjitime e historike per respektimin e plote te te drejtave dhe lirive te tyre. Ky dikaster i kujtoi Qeverise serbe te respektoje dhe zbatoje te gjitha detyrimet dhe angazhimet si shtet anetar ne organizatat nderkombetare, ku ajo eshte pale.

Majko: “Ne Beograd qeverisin pasardhesit e Miloshevicit”

Lidhur me aktin e shemtuar te heqjes se permendores ne Presheve, ish-kryeministri Pandeli Majko deklaroi se ky akt kerkon t’i rivrase ata qe u vrane nga regjimi i Miloshevicit. Verteton se ne Beograd qeverisin po ata qe zhyten Ballkanin ne gjakderdhjen e ndarjes se ish-Jugosllavise. Sipas Majkos, ata hoqen nje “cope gur”, por ringriten historine qe shkruan ata djem, qe dhane jeten per popullin e tyre. “Kush mund te vendose nje tufe me lule tek vendi i lapidarit te hequr, do t’i isha mirenjohes”, tha Majko.

BE: “Ceshtja e lapidarit, te zgjidhet me dialog”

Zedhenesja e shefes per politike te jashtme te Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, ka thene se situata ne Presheve, pas heqjes se lapidarit te UCPMB-se, duhet te zgjidhet me dialog dhe se nje gje e tille, nuk duhet te ndikoje ne bisedimet Prishtine-Beograd. “Na vjen keq qe nuk ka pasur zgjidhje kompromisi nga palet e perfshira ne kete ceshtje. Per ne tani eshte e rendesishme qe te gjithe t’i kthehen dialogut dhe te mos vije deri ne konfrontime te panevojshme”, ka thene Kocijanciq per Deutsche Welle-n.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›