Berisha: Do te shqyrtojme te gjitha marredheniet me Serbine
Akti i qeverise serbe per heqjen e permendores se Ushtrise Clirimtare te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit, pritet te sjelle ndryshimin e marredhenieve mes Shqiperise dhe Serbise. Kryeministri Sali Berisha, dje ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PD-se, e denoi ashper aktin e qeverise serbe dhe shtoi se Shqiperia do te beje gjithcka ne institucionet nderkombetare. “Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt, qeveria do te shqyrtoje te gjitha marredheniet me Serbine dhe une i garantoj qytetaret e Presheves se, Shqiperia eshte e vendosur te beje gjithcka, ne te gjitha institucionet nderkombetare”, tha Berisha. Kryeministri ka deklaruar se qeveria shqiptare e ka ndjekur me vemendje gjithe procesin dhe qendrimin e qeverise serbe ndaj dialogut. “Ne po e ndiqnim me shume vemendje zhvillimin dhe aty po negociohej dhe ne Presheve kishte perfaqesues nderkombetare, te cilet po negocionin me palet. Nga nje ane negociohej, nga ana tjeter ngriheshin dhe shtoheshin me shume trupat policore, qe do te ushtronin terrorin dhe te hiqnin permendoren”, tha ai. Lidhur me heqjen e monumentit, Berisha u shpreh se do t’i kerkoje Bashkise se Tiranes vendosjen e emrit te nje rruge, “Heronjte e Presheves”. “Ne qytetin e Tiranes, do t’ia propozoj bashkise, qe nje nga rruget te marre emrin rruga “Heronjte e Presheves”, sikunder ceshtjen e tyre te drejte, ne do ta mbrojme ne cdo arene. Une i bej thirrje komunitetit nderkombetar, te mos perdorin dy standarde. Nje standard per serbet e Mitrovices se veriut dhe nje standard per shqiptaret e Presheves”, u shpreh Berisha. Kryeministri solli ne vemendje luften e zhvilluar ne Presheve, duke u shprehur se marreveshja mes shqiptareve dhe serbeve, eshte nenshkruar ne prani te autoriteteve nderkombetare. “Lufta e tyre heroike beri qe "Sadami i Ballkanit", te detyrohet te firmose marreveshje dhe me ndermjetesim nderkombetar, per t’u njohur atyre me shume te drejta, me shume autonomi dhe kjo eshte autonomia qe iu njeh Beogradi. Eshte ne te drejten e autoriteteve lokale, te vendosin institucionet e tyre kulturore, shtatoret dhe simbolet e tyre. Deri dje, ata u detyruan te ulen ne marreveshje me ta dhe pas marreveshjes, jo te gjithe e zbatuan, por me nje gjuhe te denje vetem per ta, i krahasuan me Al Kaeden”, tha dje Berisha. Kryeministri ka shtuar se vetem me bashkimin kombetar, shqiptaret do te mund te gezojne lirite e tyre. “Ky akt deshmon edhe njehere se ka vetem nje rruge, bashkimi i kombit shqiptar, ne menyre qe shqiptaret te gezojne lirite, qe i fituan me gjak. Asnje e drejte nuk u eshte dhene shqiptareve, qofte edhe 10 vite me pare, pa sakrificat e tyre sublime. Cdo e drejte e tyre eshte e njomur me gjakun e te rinjve, vajzave, djemve, grave dhe burrave te kombit shqiptar, ne trojet e tyre etnike shekullore ku jetojne”, tha Berisha. Kryeministri ka deklaruar se zhvillimet e fundit tregojne se urrejtja ndaj shqiptareve, eshte zhvilluar me shekujt dhe ata qe e mbartin ate, nuk mund te clirohen kollaj. “ Urrejtja ndaj shqiptareve eshte e akumuluar ne shekuj, eshte e induktuar ne qeliza dhe keto zhvillime tregojne se eshte iluzion, te mendosh se ata, te cilet kane ngritur malet me urrejtjen ndaj shqiptareve, do te mund te clirohen shpejt ndaj saj. Jo, eshte iluzion. Ndaj dhe uroj dhe deshiroj qe shqiptaret kudo qe ndodhen, sot me shume se kurre, te punojne per bashkimin e tyre njeri me tjetrin, si rruga me e sigurt kjo, e nje zhvillimi, e ndertimit te te ardhmes, por edhe e clirimit te fqinjeve tane, nga fobite shekullore te akumuluara ndaj shqiptareve”, tha kryeministri Berisha.
Marredheniet
“Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt, qeveria do te shqyrtoje te gjitha marredheniet me Serbine dhe une i garantoj qytetaret e Presheves se, Shqiperia eshte e vendosur te beje gjithcka, ne te gjitha institucionet nderkombetare. Ne po e ndiqnim me shume vemendje zhvillimin dhe aty po negociohej dhe ne Presheve kishte perfaqesues nderkombetare, te cilet po negocionin me palet”, tha kryeministri Berisha.
Marredheniet
“Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt, qeveria do te shqyrtoje te gjitha marredheniet me Serbine dhe une i garantoj qytetaret e Presheves se, Shqiperia eshte e vendosur te beje gjithcka, ne te gjitha institucionet nderkombetare. Ne po e ndiqnim me shume vemendje zhvillimin dhe aty po negociohej dhe ne Presheve kishte perfaqesues nderkombetare, te cilet po negocionin me palet”, tha kryeministri Berisha.