Berisha: Rama pergjegjesi maksimale per 21 janarin Eva Gjura
E verteta e 21 janarit do te dale ne shesh, pavaresisht presionit qe opozita i ben sistemit te drejtesise, per mos zbardhjen e saj. Kjo garanci ka ardhur dje nga kryeministri Berisha, i cili gjate fjales se tij ne mbledhjen e pare te grupit parlamentar per kete sesion te ri dhe te fundit per kete mandat, ka theksuar se, ceshtja do te zbardhet, ndersa nuk ka ngurruar te akuzoje kryetarin e opozites Edi Rama, si pergjegjesin kryesor te saj. Kreu i qeverise ka shprehur ngushellimet e tij per familjaret e viktimave dhe ka theksuar faktin se, kryetari i PS-se Rama, po perpiqet te mbledhe votat me kortezhe mortore. “Duke iu shprehur edhe njehere ngushellimet e mia familjeve te viktimave te Edi Rames, i kerkoj te nderprese cdo forme presioni ndaj drejtesise, sikunder garantoj qytetaret, se qeveria do te beje gjithcka qe e verteta te dale dhe drejtesia te veproje. Por deri me sot, asnjeri prej atyre, qe organizoi, pagoi, mashtroi njerez te hurit dhe te litarit, te cilet erdhen per te permbysur pushtetin me dhune dhe krijon viktima para nderteses se Keshillit te Ministrave, vetem e vetem se, zoti Rama donte te mbante fjalim nga ballkoni i zyres sime dhe tani perpiqet te mbledhe vota ne kortezhe mortore, per te cilat ai, ka pergjegjesine maksimale. Dua t'i them se si “Drogu” do mbetet, si rreshteri i Buxatit “Drogu”, ne pritje te karriges se pushtetit me keto veprime dhe akte qe ben”, ka theksuar kryeministri. Per kreun e mazhorances, ata qe tentuan te marrin pushtetin e dale nga vota me dhune, ishin nje grusht aventurieresh. “Perseri nuk mund te mos theksoj se, me 21 janar dy vjet me pare, pas tetedhjete e ca vitesh, nje grusht aventurieresh bene perpjekje per te rrezuar me dhune, pushtetin e dale me vote. Ky ishte akti me i shemtuar, qe nga viti ’24 deri ne ditet e sotme, ne historine e institucioneve shteterore. Ata qe menduan se, me dhune do te mund te kishin mandatin e tyre, ata perfunduan ne koshin ku e kane vendin, aty ku do perfundojne te gjithe ata, qe mendojne si ata”, eshte shprehur kryeministri Berisha. Pavaresisht perpjekjeve te deshtuara te opozites per te perfituar vota me kortezhe mortore, Berisha eshte shprehur se keto muaj te legjislatures se fundit, do te jene njekohesisht, muajt e pergatitjes se gjithanshme te fitores se shkelqyer, te fitores se thelle dhe te plote te 23 qershorit, fitore plotesisht e merituar. Per kryeministrin kjo fitore eshte e merituar, sepse me reformat e shqyrtuara, te votuara, te miratuara ne kete Parlament, u be e mundur qe Shqiperia, ne kohen me te veshtire te ekonomise evropiane dhe boterore, te qendroje si nje ishull rritjeje ekonomike, si nje ishull punesimi te vazhdueshem, si nje ishull qe nuk ra ne recesion.
Deklarata
Komisioneri i KE-se: Hetim i paanshem per 21 janarin
Komisioneri evropian per te drejtat e njeriut Nils Muiznieks, kerkon qe, per 21 janarin te behet nje hetim i paanshem. Nepermjet nje komunikate per shtyp, Muiznieks thote se, disa persona pergjegjes per ngjarjen nuk kane dhene ende llogari para drejtesise. "Mbetem tejet i shqetesuar prej faktit, qe disa nga personat pergjegjes per keto akte te dhunshme dhe shkelje te te drejtave te njeriut, nuk kane dhene ende llogari para drejtesise. Nxis qeverine shqiptare te vijoje me perfundimin e nje hetimi teresor, te paanshem dhe te besueshem dhe nje proces te rregullt gjyqesor, per te dhene kesisoj nje sinjal te qarte qe pandeshkueshmeria per shkeljet serioze te te drejtave e lirive te njeriut, eshte e papranueshme", thote Muiznieks.