BERZH: Shqiperia me rritje ekonomike, 1.3% gjate 2013-es Eglantina Nasi
Qe Shqiperia vazhdon trendin pozitiv te rritjes ekonomike, me gjithe efektet negative te krizes rajonale, kete here e pohon edhe nje institucion tjeter i rendesishem financiar nderkombetar. Fjala eshte per Banken Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH), e cila ne raportin e saj te fundit per parashikimet mbi rajonin e Evropes Qendrore dhe Lindore, ka komunikuar tregues ne rritje per ekonomine shqiptare. Duke pasuar keshtu, te njejtin konfirmim qe ka dhene rreth kesaj dukurie institucioni i Bankes Boterore dhe ai Fondit Monetar Nderkombetar, ne raportet retrospektive te ketij fillimviti. Konkretisht, sipas BERZH-it, rritja ekonomike e Shqiperise rezulton te kete qene ne nivelin prej 0.6% gjate vitit 2012, me e larta kjo ne rajon duke u pasuar vetem nga Rumania me nivelin prej 0.5%. Ndersa per vitin 2013, ajo parashikohet qe te arrije deri ne nivelin prej 1.3%, duke u parakaluar vetem nga dy vende. Duke shenuar keshtu nje rritje prej 0.7%, gje qe konfirmon trendin rrites ne teresi te treguesve per vendin tone. “Ekonomia e Shqiperise eshte ngadalesuar ndjeshem ne gjysmen e pare te vitit 2012, por disa rritja e saj kthyer ne tremujorin e trete, kryesisht si pasoje e rikuperimit te fabrikave dhe industrive nxjerrese”, pohojne ekspertet e BERZH-it ne kapitullin per Shqiperine. Duke vene ne dukje gjithashtu edhe faktin se me gjithe rritjen ekonomike, lidhjet e forta qe ekzistojne mes Shqiperise dhe Greqise e Italise, sa u perket investimeve apo remitancave, ka te ngjare qe te vazhdojne ta kufizojne ecurine e ketij treguesi gjate vitit 2013. Te cilesuara si dy vende qe po perballen me nje “erresire ekonomike”, Italia dhe Greqia, konsiderohen ne kete menyre nga ekspertet e BERZH-it, si ndikuese negative ne ecurine e ekonomise shqiptare, e cila pa te tilla ndikime sipas tyre, do te kishte te tjera nivele te rritjes se saj. Nderkaq, nje tjeter tregues qe ata marrin ne konsiderate gjate analizes se ecurise se zhvillimeve ekonomike ne Shqiperi, eshte edhe ai i borxhit publik. Duke theksuar se niveli i larte i tij, mbi kufirin ligjor prej 60% te Prodhimit te Brendshem Bruto, mund te kufizoje hapesirat ??per manovrime te ndryshme fiskale. Gjithsesi, sic kane konstatuar per rajonin e Evropes Qendrore dhe Lindore ne teresi, duket se edhe per rastin e Shqiperise, nga ana e eksperteve te BERZH-it, vlen parashikimi se me e keqja ne ngadalesimin ekonomik ne mund te kete kaluar. Dhe se viti ne te cilin kemi hyre, 2013, pritet qe te kete nje ecuri pozitive lidhur me treguesin e rritjes ekonomike si te tille. “Rreziqet drejt renies kane vazhduar te zbehen, ne nje kohe qe eshte zvogeluar dhe mundesia per nje perkeqesim te metejshem te krizes se Eurozones”, cileson raporti ne fjale. Duke vijuar me tej me faktin se ndersa rritja ekonomike ne 34 vendet ku operon Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim nga niveli prej 4.6% qe rezultoi ne vitin 2011, ra ne nivelin prej 2.6% ne vitin 2012, ajo do te rimekembet ne nje nivel mesatar prej 3.1% ne vitin 2013. Duke ia dedikuar rritjen, kryesisht ne radhe te pare nje qetesimi te vazhdueshem te krizes ne Eurozone, pasi Banka Qendrore Evropiane, sinjalizoi se ishte gati qe te blinte obligacione kombetare qe te ndihmonte vendet qe haseshin me probleme. Por edhe progresit te arritur lidhur me unionin bankar. “Pas nje periudhe te gjate, ne tani po shohim mundesine e nje reduktimi te rreziqeve, me te cilat perballet Evropa ne zhvillim, vecanerisht rreziqet qe vijne nga Eurozona. Eshte shume heret qe te themi se gjithcka eshte ne rregull, por eshte e qarte se ka shenja stabilizimi”, mesohet te jete shprehur Erik Berglof, ekspert i BERZH-it.