E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: E lehte t’i cosh njerezit ne konflikt, por dramatike

Eshte shume e rendesishme per politiken te tregoje pergjegjesi ndaj njerezve. E lehte eshte per t’i cuar ne nje konflikt, por dramatike eshte njekohesisht te krijosh konfliktin. Keshtu vlereson Ilir Meta, ne nje interviste dhene dje per emisionin “ZIP” ne Vizion+. Z.Meta ka folur edhe per zhvillimet aktuale politike ne vend dhe ka mbajtur qendrim neutral lidhur me bashkepunimin PD-PS. Ai shtoi se LSI nuk kompleksohet nga ky bashkepunim, perkundrazi kujton faktin se bere thirrje per dialog.

Z. Meta, nje koment tuajin ne lidhje me ceshtjen e mandateve?

Une mendoj se duhet bashkepunim per nje ndarje te mandateve sipas ligjit. Natyrisht qe kjo duhet bere ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Megjithate ne cdo rast do te kete nje ndarje te mandateve qe do te thote se ne rast se ky bashkepunim nuk do te ekzistoje do te mbetet ndarja ekzistuese.

LSI eshte per ndarjen e vitin 2009 apo per ate te vitit 2012?

Ne jemi per ndarjen e drejte sipas ligjit. Por ju e keni ndjekur qe ka pasur kontestime nga ana e Partise Socialiste lidhur me nje shtim te popullsise ne disa komuna te Qarkut te Kukesit, e cila sipas tyre synon nje ndarje jo te drejte. Kjo ka qene arsyeja qe ka bllokuar konsensusin ne KQZ-se. Nderkohe qe ne kemi shprehur nje shqetesim se nje rindarje e mandateve nuk duhet te cenoje ne menyre te padrejte Qarkun e Beratit.

A cenohet barazia e votes ne qofte se mbetet ne fuqi ndarja e vitit 2009?

Ne themelin e ketij kodi ekzistues eshte pabarazia e votes. Dhe ne qofte se ekziston shqetesimi se po behet apo nuk po behet nje rindarje per arsye se jane shtuar ne Kukes 500 banore apo jane pakesuar ne Berat 300 duhet te kemi parasysh se ky eshte kodi qe ka sanksionuar pabarazine e votes duke vendosur pragje te ndryshme elektorale, nga 3% ne Tirane ne 25% ne Kukes. Njekohesisht nje deputet mund te hyje me 4 mije vote dhe nje tjeter mund te dale edhe me 15 mije vota. Pra ne themel te ketij kodi te bere nga PS dhe PD nuk eshte barazia e votes.

Ne qofte se ka vertet nje marreveshje PD-PS per ndarjen e mandateve cili do te jete qendrimi qe do te mbaje LSI-ja? Cenohet koalicioni ne qofte se kjo marreveshje behet?

Ne nuk i druhemi nje bashkepunimi PD-PS. Ne e kerkojme qe ata et bashkepunojne ne menyre te pergjegjshme dhe parimore qe te mos kemi asnje lloj anomalie apo edhe kontestimi te ketij procesi, te ndarjes apo rindarjes se mandateve.

Z. Meta sot jemi dy vite pas 21 janarit. Cili eshte qendrimi juaj sot?

Qendrimi eshte se organet e drejtesise duhet te vazhdojne procesin e nisur per te nxjerre pergjegjesit si per ata qe mbajne pergjegjesi per humbjen e jetes se 4 protestuesve ashtu edhe per organizatoret e protestave te dhunshme.

A mendoni se do te vihet drejtesi?

Kjo mund te thuhet ne fund te ketij procesi dhe jo tani kur ky eshte nje proces ne vazhdim.

Kemi degjuar shpesh edhe faktin se duhet te gjykohen edhe ata qe organizuar protesten. A mendoni ju se do te behet drejtesi per sa i takon edhe kesaj pjese?

Une mendoj se drejtesia duhet per te dyja palet sepse ka pasur nje konflikt te qarte, te hapur dhe kete ka kerkuar edhe komuniteti nderkombetar, drejtesine e vertete.

Sot dy vite me pas a ka ndryshuar qendrimi juaj ne lidhje me kete ngjarje?

Absolutisht! Po te ishim edhe dy vite me pas une keto deklarata do te beja. Sot mund te them se sa e rendesishme eshte per politiken te tregoje pergjegjesi ndaj njerezve. E lehte eshte per t’i cuar ne nje konflikt, por dramatike eshte njekohesisht te krijosh konfliktin.

Z. Meta, kryetari i Partise Socialiste ka ndryshuar qendrim kohet e fundit ne lidhje me ju. Po ju vete keni ndryshuar qendrim per sa i takon z. Rama?

Per mua nuk ka qene asnjehere shqetesim por ka qene kenaqesi kur kam degjuar akuza te tilla. Perderisa une jam ne politike natyrisht qe jam i hapur per te degjuar cdo gje rreth personit tim. Lidhur me personalitetin tim flet vota dhe vota me 8 maj ka folur ndryshe dhe vota me 23 qershor perseri do te flase ndryshe sepse jam plotesisht shume krenar qe jam ne mbeshtetje si politikan, i cili per shkak te akuzave ka dhene, ne respekt te opinionit publik dhe te sensibilitetit te tij lidhur me ceshtjet e korrupsionit, doreheqjen nga gjitha funksionet zyrtare dhe njekohesisht ka kerkuar qe te mos mbylle me proceduara nje ceshtje gjyqesore ndaj tij por i ka shkuar deri ne fund. Ne kete drejtim mendoj se te gjithe duhet te ndjekin kete shembull dhe jo te fshihen perpara drejtesise.

Gjate vitit qe lame pas ju jeni takuar dy here me z. Rama. Si kane qene marredheniet tuaja me te?

Nuk jam ketu per te folur lidhur me keto marredhenie. Une jam ne politike per tu takuar me te gjithe, per te punuar dhe per te bashkepunuar me te gjithe. Mendoj qe ky duhet te jete predispozicioni i te gjithe politikaneve. Ajo qe Shqiperia ende vuan sot eshte mungesa e vullnetit per te bashkepunuar. Kjo na beri qe te humbasim edhe “trenin” me te fundit drejt Europes, marrjen e statusit te vendit kandidat. Pavaresisht nga konsideratat apo simpatite qe mund te kene apo te mos kene politikanet per njeri-tjetrin, perderisa qytetaret shqiptare i votojne forcat politike ata i votojne qe politikanet te punojne se bashku per te bere me te miren per vendin. Ne kete drejtim une nuk kam pasur asnje pengese per tu takuar me z. Rama dhe me cdo politikan tjeter.

Si do ta perkufizonit ju bashkeqeverisjen me Partine Demokratike?

Kur kemi marre vendimi per te ndertuar koalicionin me PD-ne mund t’ju them se kam qene i bindur se ka qene i vetem vendim i arsyeshem qe mund te merrej ne ate moment pavaresisht se ka qene nje vendim i paparashikueshem. Natyrisht qe edhe une kam pasur dozat e mia te skepticizmit lidhur me funksionimin e ketij koalicioni. Pas kaq vitesh mund te them se jo vetem kemi marre vendimin me te drejte ne ate kohe, pasi cdo vendim tjeter nuk do te sherbente as stabilitetit te vendit dhe as qendrueshmerise se institucioneve, por ky koalicion ka funksionuar me mire se une e kam menduar ne ate kohe.

Nuk keni asnje gje qe mund te jeni akoma skeptike?

Une si natyre jam skeptike ne teresi ashtu sic jam gjithmone optimist por absolutisht qe mendoj se problemi kryesor ne keto 4 vite nuk ka qene funksionimi i ketij koalicioni por problemi i nje klime me bashkepunuese dhe me konstruktive ne Parlament dhe ne vend midis mazhorances dhe opozites. Ne nga ana jone kemi bere disa perpjekje per te c’tensionuar kete raport dhe per te vendosur disa ura bashkepunimi me qellim arritjen e disa objektivave te perbashketa qe kryesisht kane te bejne me integrimin evropian te vendit. Sfida per te ardhmen mendoj se mbetet perseri forcimi i bashkepunimit ne Parlament midis paleve dhje marrja e pergjegjesive te perbashketa per sfidat qe ka vendi.

Kemi 4 vite gati qe kemi aplikuar per marrjen e statusit dhe nuk e kemi marre akoma. Sa eshte bere keto vite ne bashkeqeverisjen tuaj per integrimin e vendit?

Besoj se integrimi nuk ka qene nje proces qe eshte penguar nga permbushja e detyrimeve te mazhorances, perkundrazi. Pare ne kete kendveshtrim mendoj se statusi i vendit kandidat do te ishte marre 3 vite me pare. Mazhoranca tregoi vullnetin e saj per te realizuar standardet dhe kerkesat sikurse ishte fakti qe u plotesua qindra kritere ligjore e teknike per liberalizimin e vizave, qe eshte tani nje sukses qe eshte prekur nga 1 milion e gjysme shqiptare. Te gjitha ceshtjet dhe detyrimet qe kane pasur te bejne me procesin e integrimit jane permbushur, qe nga pyetesori, dhe cdo ligj tjeter qe ka qene brenda mundesie te kesaj mazhorance per te miratuar. Per fat te keq ky problem ka mbetur tek aprovimi i tre akteve qe kerkojne 3/5 e votave, pra edhe ato te opozites. Ndaj une e theksova se problemi kryesor i ketyre viteve nuk ka qene funksionimi i koalicionit qeverises, i cili edhe ai mbetet per tu gjykuar sepse gjithmone ka vend per diskutim, por problemi kryesor ka qene klima jo konstruktive ne marredheniet midis opozites dhe mazhorances.

Ju besoni se na kane penguar vetem mosmiratimi i ketyre tre ligjeve per marrjen e nje pergjigjeje pozitive per statusin?

Absolutisht qe une kam besimin se vetem kjo ceshtje na ka penguar ashtu sic kam besimin se ne rast se ne do te kishim plotesuar kerkesat qe kane qene prej kohesh ne statusin mund te kishim marre edhe para 3 vitesh, edhe para 2 vitesh. Madje atehere ka qene edhe me e lehte sepse kriza ne BE nuk ka qene kaq e mprehte sa c’eshte sot.

Do te beni nje koalicion parazgjedhor me PD-ne per zgjedhjet e 23 qershorit sic nga Partia Demokratike kerkohet?

Mendoj se jemi heret per shpalosjen e koalicioneve te ardhshme. Per ne eshte e rendesishme te jemi korrekt dhe t’i qendrojme marreveshjes 4-vjecare qe kemi me PD-ne pas zgjedhjeve te vitit 2009. Natyrisht qe ne e kemi shprehur edhe me pare qe do te jete Konventa Kombetare e LSI-se ne muajin prill e cila do te shprehet edhe per vendimin se si LSI do te paraqitet ne zgjedhjet e 23 qershorit. Ne deshirojme qe kete debat ta hapim ne kohen e duhur dhe jo ne menyre te parakohshme dhe te marrim nje vendim te pergjegjshem edhe transparent.

Keni filluar te takoheni me z. Idrizi, kryetarin e PDIU-se apo jo?

Jo vetem me z. Idrizi por jemi takuar me te gjithe politikanet. Me z. Idrizi jemi takuar edhe per shume arsye te tjera dhe nje prej tyre ka qene dhe mbetet edhe rezoluta per ceshtjen came, nje rezolute qe ne e kemi perkrahur dhe e perkrahim fuqimisht.

Duke pasur parasysh programit afer kujt force politike e ndien me afer veten LSI-ja?

LSI gjen pika takime me shume forca te ndryshme politike ashtu sikurse veshtire te gjesh nje perputhje te plote me secilen prej tyre. Kjo eshte me se normale por per ne mbetet angazhimi i cdo force politike lidhur me pershpejtimin e integrimit evropian te vendit dhe se dyti paresore per ne mbetet nje program qe mbron vendet aktuale te punes dhe shton vende te reja te punes dhe nje politike ekonomike qe eshte ne funksion te rritjes se punesimit. Edhe ketu ne do te jemi si gjithmone te qarte dhe konkrete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›