E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bashkitë socialiste ulën ndjeshëm investimet dhe rritën pagat e militantëve

Reagon ministri i Financave Ridvan Bode

Kreu i Financave Bode i ka hedhur poshtë akuzat e kryebashkiakut Rama në lidhje tkurrjen e buxhetit apo granteve akorduar pushtetit lokal. Ministri i Financave u shpreh se bashkitë socialiste shpërdorojnë vazhdimisht grantet e qeverisë, duke rritur pagat e militantëve dhe të të afërmve të punonjësve të bashkive.
Gjatë një konference për shtyp, ministri argumentoi se fondet e pushtetit lokal nga qeveria janë dyfishuar, por bashkitë i përdorin këto para për shpenzime operative, duke vërejtur kështu një abuzim disa milionësh.
“Ti trefishosh buxhetin me fonde të qeverisë dhe ti përdorësh ato për rritur artificialisht punonjësit, kjo është e papranueshme. Ndaj jam sot këtu për të denoncuar që çdo tentativë e Edi Ramës për të prodhuar krizë  politike si dhe për të destabilizuar tregun, ekonominë apo shoqërinë  është e dështuar”, u shpreh Bode.
Ndërsa për sa i përket ndarjes së fondeve për buxhetet lokale  gjatë vitit 2010, ministri mohoi që ato të jenë ndarë sipas ngjyrimeve politike.
Sipas Bodes fakti që mbi 50 për qind e njësive vendore administrohen nga koalicioni PD-LSI është e justifikuar që fondet do të jenë edhe më të mëdha.
“Vendorët të vijojnë me të njëjtën filozofi si të qeverisë, duke ulur taksat dhe tatimet, pasi dështimi i tyre në mbledhjen e detyrimeve vjen si pasojë e tendencës që ata kanë për ti rritur ato”, tha Bode.
Pas hartimit të buxhetit të vitit 2010, vendorët reaguan ashpër lidhur me ndryshimin e kufirit të biznesit të vogël. Ku ndryshim parashikon që shumë prej bizneseve të kalojnë në administrim të pushtetit qendrore, duke reduktuar të ardhurat për bashkitë, por ky pretendim u hodh poshtë nga ministri.
Sipas Ministrit Bode, ndryshimi i kufirit do të sjellë një konkurrencë të drejtë në treg.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›