E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD publikon pjesën e tretë të dosjes së zezë të Edvin Ramës. Dëshmi tronditëse e të dëmtuarës, Matilda Makoçi

“Nuk duroja dot më abuzimet e rënda ndaj meje, ndaj i dhash divorcin Edi Ramës”


Partia Demokratike publikoi dje pjesën e tretë të dosjes së rëndë dhe tronditëse të procesit gjyqësor të Edvin Ramës dhe bashkëshortes së tij Matilda Makoçi. Për hir të privatësisë dhe përgjegjësisë morale që mund të ndjejë çdo individ në një situatë të tillë, është e dhimbshme që një femër, një grua e nderuar dhe një nënë e një fëmije të përjetojë tmerret e dhunës vulgare të Edi Ramës.  Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, gjatë një deklarate për shtyp sot, u shpreh se “një individ që përdor dhunën, mohimin dhe poshtërimin mbi familjen e vet, nuk e ka për gjë që të shkelë mbi çdo vlerë tjetër njerëzore”. “Sot shtypi i ditës na njohu sërish me dëshmitë tronditëse t ëish bashkëshortes së Edvin Ramës, përmes të cilave ajo dëshmon në Gjykatë për dhunën çnjerëzore që Kryetari aktual i Partisë Socialiste ka ushtruar ndaj saj. Në deklaratën e botuar ajo është shprehur si më poshtë: “Kam histori që nuk i di kush. Ndaj meje është abuzuar dhe prej këtyre më janë shkaktuar dhimbje, dhe kam përfunduar në spitale….e kuptova atëherë se nuk kisha ç’të thosha me atë njëri dhe i dhashë divorcin” Kjo dosje e zezë, që përmban sagmën që Edvin Rama i ka bërë familjes së tij, është dosja më e turpshme e një individi e një qytetari dhe modeli më i shumtuar i një politikani përballë një publiku të civilizuar. Provat që Edvin Rama i ka mohuar kafshatën e gojës djalit të tij si dhe dëshmitë rrënqethëse të ish-gruas së tij për dhunën sistematike dhe çnjerëzore të ushtruar mbi të nga Kryetari i Partisë Socialiste janë një apel i madh për çdo qytetar të këtij vendi. Një individ që përdor dhunën, mohimin dhe poshtërimin mbi familjen e vet, nuk e ka për gjë që të shkelë mbi çdo vlerë tjetër njerëzore. Këto fakte të rënda dëshmojnë qartësisht se qëndrimet e çekuilibruara dhe të neveritshme të z.Rama, të dënueshme në çdo vend të lirë të botës, përbëjnë një rrezik dhe kërcënim serioz jo vetëm për Partinë Socialiste por edhe për shoqërinë shqiptare në tërësi”, u shpreh zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›