E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave

Nga Mufail Limani

Nje nder pritjet me te rendesishme te vendeve te rajonit tone eshte heqja e vizave per udhetim ne vendet e BE-se. Ajo qe mund te kuptohet nga prezantimet publike eshte se tema e heqjes se vizave per kete pjese te Ballkanit me nuk eshte nje dileme politike e Brukselit. Duket se ceshtja e vetme e mbetur eshte pajisja e shtetasve me dokumente sipas standardeve te BE-se.

Kaq thjeshte?

Ne te vertet, jo.

Ne radhe te pare, per shkak se vazhdon te jete mjaft e veshtire ndarja e instruksioneve konkrete nga ana e Brukselit burokratik, nga ajo qe perhapet ne gjithkund ne mediat e rajonit si propagande e qeverive vendore per nje sukses vetanak. Ne kete mes, besoj se u mbetet zyrtareve te Brukselit qe te vijne dhe te shpjegojne vet se per cfare behet fjale saktesisht- nese behet fjale per lehtesim (liberalizim) te marrjes se vizave per disa kategori specifike te popullates, ose ka vertet dicka nga perspektiva e heqjes se vizave per te gjithe. Po ashtu, do te duhej te na tregonin se cfare saktesisht duhet te bejne qeverite tona, ne menyre qe kjo te mund te ndodhe. Tash per tash, te pakten ne Serbi dhe ne Shqiperi, ka nje bindje te pergjithshme te opinionit publik se heqja e vizave per te gjithe eshte ceshtje muajsh, ndersa ky perceptim eshte bartur edhe ne Kosove, ku priten me droje keto politika rajonale, per shkak te mosnjohjes nga disa vende te BE-se. Por, pasi qe puna e shpjegimeve duket se u eshte lene ne dore qeverive te kesaj pjese te Ballkanit, ajo qe kemi sot eshte konfuzioni ne perceptimin publik. Sidoqofte, nese jane per t'i marre sado seriozisht propagandat qeveritare, fundi i ketij ose viti i ardhshem mund te jene nje afat i pritshem per heqjen e vizave per shtetasit e vendeve te rajonit. "Kosova do te perfshihet ne liberalizimin e vizave, ashtu si vendet tjera te Ballkanit Perendimor, por vetem nese i ploteson kushtet e nevojshme", tha dje nenkryetari i Komisionit Evropian, Zhak Baro. "Duhet qe ne Kosove, ashtu si dhe ne vendet tjera, te permbushen kushtet, te cilat jane vene per te gjitha vendet ballkanike", thoshte lajmi.

Por, cilat jane kushtet? Pasaportat biometrike? A jane pasaportat e tashme, sapo te prodhuara e te shperndara, me cilesi te kerkuar? A jane pasaportat tona vertet me "standarde evropiane", ose ishin nje improvizim politik i radhes? A duhet dicka me shume sesa cilesia e dokumenteve personale te identifikimit?

Me ne fund, a eshte ky nje prioritet i Qeverise se Kosoves?

Ka teper shume paqartesi ne gjithe kete rrefim.

Ajo qe pergjithesisht dihet eshte se hapja e kufijve evropiane eshte pothuajse shtegdalja e vetme per amortizimin e problemeve te grumbulluara te Kosoves.

Mjaftojne te dhenat elementare demografike qe te kuptohet se shteti i ri i Kosoves, me cfaredo qeverie qe mund te nxjerre, realisht, nuk mund te kete gjasa per prosperitet te vertete me kufij te mbyllur sikur tani. Edhe ashtu, Kosova tradicionalisht ka jetuar ne kontekste me te medha se ajo vet, nderkohe qe gjithnje kishte favorin e qasjes ne tregje te medha te punes, ku rol qendror per dekada kishte hapesira e tashme e BE-se. Deri diku, ishte e kuptueshme nje lloj frike nga dyndja e fukarenjve te Lindjes drejt Perendimit te pasur ne kohen e integrimit te nje Polonie, Rumanie ose Bullgarie.

Tash, BE nuk ka pse te kete droje nga nje proletariat i vogel, i uritur dhe i disiplinuar kosovar. Perkundrazi! Dobia eshte, si gjithnje, e dyanshme. A do te ndermarr qeveria jone dicka tani, sa nuk eshte bere vone? Ose do te vazhdoje te rrije duarkryq derisa, nje dite, secili prej nesh ta gjeje veten ne radhe per pasaporta te shteteve te tjera perreth?


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›