"Pasojat" e Rezolutes 1244
Edona Peci
Vazhdimi i vlefshmerise se Rezolutes 1244 te Kombeve te Bashkuara ne Kosove ka komplikuar adresat e raportimit te misioneve te ndryshme nderkombetare qe veprojne ne Kosove, si dhe po ve ne pikepyetje Planin e Ahtisaarit, mbi te cilin bazohet shtetesia e Kosoves. Keshtu thone analistet per ceshtje politike ne Prishtine, te cilet vleresojne se mosnjohja e Planit te Ahtisaarit nga Keshilli i Sigurimit po e shnderron ne plan jolegjitim Planin e Ahtisaarit dhe me kete edhe parashikimet e ketij plani ne ndertimin dhe funksionimin e shtetit te Kosoves. Analistja Verena Knaus sqaron qendrimin e saj: "Ka me te vertete nje rrezik, sepse tri misionet nderkombetare, te cilat, ne nje menyre apo tjeter, kane funksionet e veta mbi ato te Qeverise se Kosoves, qe te tria i raportojne tri institucioneve te ndryshme nderkombetare dhe asnjera, mund te themi, se nuk i jep llogari popullit te Kosoves", u shpreh Knaus.
Perfaqesuesi Special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith, i cili njekohesisht eshte dhe shef i Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove, i raporton Bashkimit Evropian si dhe Grupit Nderkombetar Mbikeqyres per Kosoven (te perbere nga shtetet qe e kane njohur Kosoven); kreu i misionit te BE-se per forcimin e sundimit te ligjit, EULEX, Yves De Kermabon, i raporton po ashtu BE-se, nderkaq shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, eshte pergjegjes para Sekretarit Gjeneral te Keshillit te Sigurimit. Sipas Planit te Ahtisaarit, autoriteti me i larte nderkombetar ne Kosove do te duhej te ishte Perfaqesuesi Special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith, te cilit me kete plan i sigurohet madje edhe e drejta mbikeqyrese mbi institucionet e vendit. Fakti qe Feith, si Perfaqesues Special i BE-se ne Kosove, i raporton Bashkimit Evropian, thuhet se do te mund te zbehte autoritetin ne Kosove, ku OKB-ja vazhdon te jete prezente.
Mirepo, analisti Ismail Hasani vlereson se mandati i Perfaqesuesit Special te BE-se eshte i qarte, perderisa eshte e vlefshme Pakoja e Ahtisaarit. "Une mendoj se mandati i Pieter Feithit nuk mund te kontestohet, perderisa vazhdon te implementohet Pakoja e Ahtisaarit. Problemi eshte i veshtiresive qe po krijohen edhe ne planin e komunikimit, por edhe problemi i prodhimeve te papranueshme qe dalin prej raportimit, per shembull, nga zyra e UNMIK-ut dhe te tjera", tha Hasani.
Knaus, nderkohe, parasheh qe kjo perzierje, sic e quan ajo, mund te ndryshohet ne dy menyra. "E para, qe disa juriste evropiane te gjejne nje zgjidhje, sipas se ciles, Kombet e Bashkuara do te vazhdonin prezencen e tyre ne Kosove, por qe ajo prezence te ishte vetem me disa kompetenca te mbetura dhe se Rezoluta 1244 te mos kishte peshen qe ka aktualisht".
"E dyta eshte se ndoshta marredheniet nderkombetare mund te ndryshojne dhe se marredheniet ndermjet Rusise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te permiresohen, ndoshta si pasoje e krizes globale financiare, ndoshta si pasoje e ngjarjeve te tjera te papritura dhe eventualisht mund te shpresohet se do te kete nje marreveshje ne nivelin e Keshillit te Sigurimit", theksoi Knaus.