E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkohuni me ne, Rama iu udhëhoqi nga disfata në disfatë

14-06-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha prezanton kandidatët për deputetë të PD, në njësitë Bashkiake 5 dhe 7, thirrje socialistëve

Gjatë një tubimi elektoral në njësinë Bashkiake nr.7 në kryeqytet, ku prezantoi kandidatët e PD, për deputetë, kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje socialistëve që më 23 qershor të braktisin kryetarin e tyre, Edi Rama që i udhëhoqi në disfata të njëpasnjëshme dhe të bashkohen me Partinë Demokratike. Duke i kujtuar rivalit të tij politik “shuplakën” e tiranasve në 2011, kryeministri Berisha ftoi socialistët të heqin dorë nga ndjekja e udhëheqësit të tyre dështak. “Njeriu që e përcollët nga dera mendon se do futet nga dritarja. Shoku Edi do mbetesh në autobusin tënd mavi për të bërë portretet me të gjitha ngjyrat që do të rilindasve të autobusit mavi. Thirrja ime për çdo socialist të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë është, bashkohuni me ne, me idealet dhe aspiratat tona për integrimin në Europë. Është PD që u faktua si lokomotiva kryesore në këto vite në rrugën europiane ndaj bashkohuni me ne për marrjen e statusit kandidat, bashkohuni me ne për punësimin, për të sjellë Tiranën në çdo banesë, çdo lagje, çdo rrugicë, kudo ku ju jetoni pa asnjë dallim. Bashkohuni me ne për ta bërë Shqipërinë vendin më të vizituar në rajon dhe më gjerë, për të garantuar sëbashku shërbimet më të mira që meritoni. Le ta lëmë shokun e autobusit në ëndrrat e tij të sëmura, ta lëmë piktorin e dështuar në fatin e tij të dështuar. Njeriu që ju udhëhoqi duke kaluar nga disfata në disfatë nuk meriton të ndiqet më, bashkohuni me ne drejt fitores”- u shpreh Berisha. Berisha tha se PD do të bëjë drejtësinë e munguar që Rama bëri për 11 vite me planin e rregullimin urbanistik të Tiranës. “Punësimi dhe zhvillimi janë dy objektivat tonë më madhor. Shqipëria e 4 viteve që vijnë, Tirana e 4 viteve që vijnë do jenë kryeqyteti dhe vendi i projekti më të mëdha të vendit. Po ndërtohen dy parqe në lagjen tuaj, 30 mijë qytetarë do të punësohen vetëm në këto dy lagje. Ne do bëjmë gjithçka që çdo pasuri të Tiranës dhe vendit ta shndërrojmë në pasuri për ju. Plani i rregullimit të Tiranës dhe ligji për urbanistikën, bëjnë drejtësinë e munguar për qytetarët e Tiranës, të sundimit të atij për 11 vite, le ta shpallim ëndërr të së keqes të së shkuarës”, tha Berisha, duke shtuar se plani i ri do të bazohet në zhvillimin e barabartë të pronës’”- tha kryeministri. Berisha vlerësoi se zgjedhjet e 23 qershorit janë të një rëndësie të veçantë jo vetëm për Tiranën, por për mbarë Shqipërinë. Kreu i qeverisë premtoi bashkëpunim të ngushtë me kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha, për ndërtimin e Tiranës moderne. “Mirënjohje më të madhe për mbështetjen tuaj dhe garancinë time se me kryetarin e bashkisë Lulzim Basha, me deputeten tuaj Majlinda Bregu do të bëjmë gjithçka që të shndërrojmë lagjen tuaj në një nga lagjet më moderne të Tiranës. Këto zgjedhje janë të një rëndësie vendimtare për Tiranën dhe Shqipërinë. Këto zgjedhje janë përcaktuese, për punimin e qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Me investime të mëdha në lagjen tuaj në investime në mbarë tiranë, me bulevardin e ri, me sistemin e lumit të Tiranës, krijohen në këtë lagje dhe kryeqytet dhjetëra mijëra vende të tjera pune” - deklaroi Berisha.
Kryeministri Berisha, në minibashkinë Nr. 5: “Rama dhe Koço, koncepte marksiste për ekonominë – investimet e huaja i shpallën si forma të neokolonializmit”/Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë një bashkëbisedimi me banorët e minibashkisë Nr. 5 tek Amfiteatri i Liqenit Artificial se, “mandati i ardhshëm është mandati ku do të shtohen përpjekjet e qeverisë për zhvillimin e vendit”. Mandati ku do të ecim të sigurt drejt Bashkimit Europian, drejt rritjes së punësimit, drejt mirëqenies së qytetarëve. Në lidhje me platformat ekonomike dhe taksave, Kryeministri Berisha tha se, platforma e PS për ekonominë dhe për biznesin është kaotike. “Rama piktori i dështuar, nuk ka koncept në ekonomi. Qëndrimi i Ramës vjen nga Koço Kokëdhima. Kjo është e vështirë për të besuar, por merrni gazetat e tij, ku investimet e huaja shpallen si forma të neokolonianizmit. Këto janë koncepte marksiste. Të gjitha këto ia dikton mentori i tij Koço Kokëdhima”, tha Berisha. Ndërsa, vijoi kreu i qeverisë, “PD ka faktuar se është parti e taksave të ulta për qytetarët dhe sipërmarrësit, sepse besojmë tek iniciativa e lirë e qytetarëve dhe bizneseve”. Berisha akuzoi Ramën se në kohën kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, shpërdoroi fondet e qeverisë që merrte për infrastrukturën e Tiranës. “Tirana jashtë qendrës ka infrastrukturë të botës së tretë. Dal dhe shoh infrastrukturë të papranueshme. Në çdo skaj të akseve kryesore. Mbollëm thoshte, 5 mijë pemë dhe i bënte paret rrush e kumbulla dhe na i shpallte peme. Ne do financojmë infrastrukturën e Tiranës, gjersa Tirana të asfaltojë çdo rrugë dhe rrugicë të saj dhe të rikualifikojë sheshet e pallate. Dhe atij ja shtonim por i bënte rroga”, tha Berisha.  Duke folur për Unazën e Re të Tiranës, kreu i qeverisë, tha se, “kjo unazë duhet të kishte përfunduar dy vjet më pare, nëse zotëria e tij do të donte, por e mbante peng sepse nuk pranonte as propozimet e Bankës Europiane”. Sipas Kryeministrit, shumë shpejt do të ndërtohet jo vetëm unaza, por do të ndërtohet dhe krahu tjetër dhe do të rindërtohet e gjithë infrastruktura e qytetit”. Kryeministri deklaroi se qeveria do të vazhdojë rritjen e rrogave për mësuesit. “Një nga veprat më të goditura që kemi bërë ishte rritja e madhe e rrogave të arsimtarëve, që u shtri më pas në të gjithë administratën. Ne mendojmë se rritja e rrogave dhe pensioneve është e domosdoshme, është një çështje humane që nuk duhet të ndërpritet kurrë. Kemi vendosur rrogën 700 dollarë si nivel për t’u arritur gjatë mandatit që vjen”, tha Berisha. Duke folur për statusin e mësuesit, kreu i qeverisë tha se, “Qeveria është e vendosur t’i japë statusin mësuesit pa asnjë lloj hezitimi. Problemi i vetëm është se statusi i vendosur nuk mjafton vetëm me vitet e punës, por kërkon dhe disa kushte të tjera si niveli i arsimit, shkalla e kualifikimit etj”.  “Në tërësi në shkallaren e rrogave, shumica e vendeve mësuesit i vendosin nën mesatare. Ne i kemi vendosur mbi mesataren me qëllimin e vetëm që për çdo rritje rroge ata të ruajnë pozicionin dhe të jenë të mirë shërbyer. Duke ecur më tutje rrogat do të shtohen”, tha Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›