E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama po nxit dhunën në fushatë, Inkurajoi militantin që tha se donte të vriste Kryeministrin

14-06-2013 / Gazeta 55

PD, në një deklaratë në rrjetin social Facebook

Deklarata e qytetarit nga Klosi dhe reagimi i kryesocialistit Edi Rama ndaj saj, për Partinë Demokratike është nxitje e pastër e dhunës në këtë fushatë zgjedhore. PD, në një deklaratë në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se "dje në mbrëmje, ndërsa Rama i mbushte qytetarët me pesimizëm në një prej takimeve të Partisë Socialiste, një prej mbështetësve të tij deklaroi se do të kishte dashur ta vriste liderin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Shqipërisë"."Por Rama nuk e dënoi këtë veprim. Përkundrazi, Edi Rama u përgjigj duke e inkurajuar qytetarin, duke i thënë se do t’i duhej të qëllonte në shenjë për shkak të antiplumbit", thuhet në deklaratën e PD-së. Partia Demokratike pyet Ramën "nëse ai beson se largimi me dhunë i një qeverie është veprimi i duhur? A mos mendon Edi Rama se vrasja është veprimi i duhur"?  "Edi Rama duhet ta dënojë këtë koment menjëherë dhe të kërkojë ndjesë për heshtjen e tij. Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama nxit dhunë në zgjedhje dhe për këtë atij duhet t’i vijë turp. Dhuna nuk ka vend në Demokraci", thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›