Vëzhgimi/Çdo votë e çamëve në Vlorë për koalicionin e PS shkon si votë për Vangjel Dulen
Partia Aleanca Popullore (PAP), një parti fantazmë që as ka ekzistuar e as ka zhvilluar ndonjë aktivitet politik u përdor për herë të parë e të fundit si instrument për të marrë sa të mundë votat e çamëve në thesin e koalicionit të majtë që drejtohet nga Edi Rama dhe Vangjel Dule.
Grupi i kësaj “partie” që bënte pjesë fillimisht në një “lëvizje” përshëndeti menjëherë deklaratën e Edi Ramës për çështjen e rezolutës çame. Por kur u mor vesh se rezoluta ishte votuar nga deputetët e PD-së i dha fund diversionit e lojës dhe u fut menjëherë në vathën e PS-së. Pas disa muajsh formash diversioni nga më të ndryshmet, grupi që u paraqit me logon e PAP-it, u fut në batakun nga ku merrte erën dhe frymëzimin, kënetën e qelbur të PS-së, pikërisht në atë moçalishte që përbëhet nga ish oficerët e Sigurimit, hetuesit, gjykatësit, etj, që çuan në plumba e në burgje sa e sa çamë të pafajshëm që urreheshin pa fund nga regjimit komunist. Votuesi çam duhet të mendohet mirë se çdo votë për moçalishten në fjalë është votë për këtë kastë antikombëtare e bijtë e tyre dhe rrjedhimisht votë kundër Çamërisë.
Edhe mediat e majta, ato që paguhen nga bijtë e persekutorëve komunistë që masakruan në Shqipëri çamët, i bëjnë reklamë të madhe “aktiviteteve” të partisë fantazmë pasi çdo votë e marrë shkon në thesin e Edi Ramës dhe Vangjel Dules.
Përveç kësaj një tjetër dukuri është habia e këtij rasti i Qarkut të Vlorës. Në këtë qark kanë dalë nga partitë e vogla në zgjedhjet e kaluara dy deputetë, përkatësisht të PDIU-së dhe PBDNJ-së. Parashikohet që këto parti në kampe të ndryshme të marrin sërish nga një deputet. Por këtu çdo votë e një çami që voton koalicionin e majtë e që banon në Vlorë shkon për Vangjel Dulen e ca më tej për Vasil Bollanon.
Koalicioni i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet me Partinë Demokratike ishte një bashkim i natyrshëm. E majta e Shqipërisë, Partia e Punës i ka masakruar çamët, i ka denigruar, burgosur e internuar. Një regjim internacionalist e antikombëtar si ai i Enver Hoxhës
Çamët nuk mund të votojnë për koalicionin ku janë 4 parti komuniste, për koalicionin ku udhëheq Edi Rama dhe Vangjel Dule, por për vendin e tyre të natyrshëm, në koalicionin e djathtë.