“The Guardian” Karla del Ponte nën hetime
LONDER - Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Karla del Ponte, e cila dërgoi pas hekurave të burgut disa nga drejtuesit e luftërave në Ballkan, do të hetohet pas akuzave se ka lejuar frikësimin dhe dhënien e ryshfeteve për dëshmitarët, si edhe shkatërrimin apo dëmtimin e provave.
Gjyqtarët e Kombeve të Bashkuara në Tribunalin për ish-Jugosllavinë kanë urdhëruar hetime të pavarura ndaj praktikave të Del Pontes dhe të dy prokurorëve kyçë, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e këtij sistemi, Hidelgard Ultz Retzlaff dhe Daniel Saxon. Hetimi ka filluar pas ankesave të dëshmitarëve se janë kërcënuar, paguar, keqtrajtuar dhe provat e tyre janë dëmtuar. Ato kanë nisur pas akuzave lidhur me praktikat e aplokuara nga ekipi i hetuesve të saj në procesin ndaj Vojisllav Sheshelit, njërit prej drejtuesve më famëkeq të luftërave në ish-Jugosllavi.
Kjo është hera e parë në 17 vitet e kësaj gjykate ku prokurorët kryesorë përballen me dënime të mundshme për mosrespektim të rregullave të Gjykatës. Gjatë tetë viteve të saj si kryeprokurore, Del Ponte, e cila shërben aktualisht si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, njihet si një figurë luftarake, por edhe shumë kundërthënëse. Ajo është larguar nga detyra në vitin 2007.
(d.b/BalkanWeb)