Basketboll Tenis dhe Golf nje panorame e sportit boteror

Sërisht Lebron Xhejms, dhe sërish Majemi. Në finalen e katërt të konferencës së lindjes, Hitsat fitojnë 101-93 ndaj Çikagos, pas kohës shtesë, dhe udhëheqin serinë me rezultatin 3-1, duke bërë një hap të sigurtë drejt finales së dytë në pesë vitet e fundit, pas asaj të fituar në 2006-n ndaj Dallasit. Ndeshja në Florida ishte me të vërtetë spektakolare, sepse bullsat i mbajtën në presion vendasit falë paraqitjes së treshes Roz, Buzer dhe Deng, të cilët shënuar secili më shumë se 20 pikë. Një minutë para fundit, Roze firmos barazimin që e çoi ndeshjen në kohën shtesë, atje ku skuadra nga Florida u bazua edhe një herë tjetër te Lebron Xhejms. “Fenomeni” nga Kliveland shënoi plot 35 pikë duke i dhënë Majemit fitoren 101-93.
Numri 1 i botës në tenis, Rafael Nadal, vuajti shumë për të mposhtur Xhon Isnerin, pengesa e tij e parë në synimin për të mbrojtur kurorën e Roland Garrosit, “Grand Slemi” i dytë sezonal. Tenisti spanjoll synon ta fitojë trofeun francez për herën e pestë në gjashtë vitet e fundit, por pati jo pak probleme ndaj Isnerit, amerikani që u bë i famshëm vjet kur luajti ndaj Nikolas Mahut në “Uimbëlldon” në një ndeshje që zgjati 11 orë. Nadal fitoi setin e parë 6-4, humbi të dytin dhe të tretin me rezultatin 6-7, pastaj bëri përmbysjen e madhe duke fituar 6-2 dhe 6-4. Në raundin e ardhshëm, Nadali do të përballet me bashkëatdhetarin Pablo Anduhar.
Tajgër Uds ka dekalruar se ndihet mirë fizikisht dhe do të kërkojë fitoren në US.OPEN, turneu më i rëndësishëm i golfit botëror, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Uashington. “Kam bërë të pamundurën që të jem gati dhe tani ndihem në formë. Kam operuar shpatullën, por mjekët më kanë garantuar që do të jem gati për tunerut, për të cilin do të paguaja gjithë arin e kësaj bote që ta fitoja” – deklaroi Uds. Ish-numri i botës, dikur sportisti më i paguar i planetit, nuk ka fituar një veprimtari madhore, që nga viti 2008. Në fillim një skanda seksual pastaj problemet fizike kanë zbrehur disi famën e amerikanit 35-vjeçar.
Njeri më i shpejtë në botë, kampioni olimpik Usain Bolt, lë për një moment atletikën dhe flet për futbollin, më saktë shndërohet në parashikues. Gjatë një interviste të dhënë në Romë, ku po përgatitet për Ligën e Diamantit që fillon nesër, Bolt deklaroi se Man]ester Junajtid do ta mposhtë Barcelonën në finalen e “Uembllit” për Champions League. “Çfarë pyetje është kjo? – iu përgjigj Bolt gazetarëve. – Të gjithë e dinë se unë jam tifoz i çmendur i Man]ester Junajtid. Do të bëja gjithçka që t’i shihja kampion europe. Nëse më kërkoni nj rezultat, po iu them parandjenjën time: Mançester mund Barcelonën me rezultatin 2-1,” – deklaroi sprintieri xhamajkian.