Dilema per formacionin dhe forca e kundershtarit shqetesimet e Fergusonit

Trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, po mendon për formulën që të ndalë Barcelonën, për mënyrën si të fitojë finalen e Ligës së Kampioneve, që do të luhet të shtunën në “Uembli”. Dilema e madhe e Fergusonit ka të bëj me vendosjen taktike.
Ai mund të heq dorë nga një sulm, në favor të një mesfushori më shumë, ose të bazohet te skema klasike 4-4-2, e cila i dha mundësinë “djajve” të fitonin titullin e 19-të në historinë e tyre. Kjo do të thotë se përkrah Uejn Runit do të luaj meksikani Havier Hernandez, autor i 20 golave në këtë sezon. Kësioj, Daren Fletçer rrezikon të humbasë mundësinë për të luajtur në finalen e tretë. Skocezi humbi finalen e 2009-s përshkak skualifikimi, ndërsa në 2008-n, ndaj Çelsi, qëndroi në stol gjatë gjithë kohës.
Sër Aleks Ferguson deklaroi: “Nuk është e lehtë të lësh futbollistët jashtë finales, sepse ka gjithmonë një aspekt njerëzor që duhet vënë re. Ka djem që kanë luajtur gjithë vitin me përkushtim dhe e kanë ndimuar skuadrën tonë të arrijë deri këtu. Dikush duhet t’i thotë atyre se nuk ka vend në formacion dhe fatkeqësisht kjo është detyra ime. Ne duhet të fitojmë ndeshjen dhe kjo vlen mbi gjithçka. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë.”
Më pas, Sër Aleks shtoi se Mançesteri duhet të përqëndrohet te gjërat që bën më mirë dhe mos i kushtojë kundërshtarit një rendësi të tepruar. “Nuk ka të bëj me Barcelona, ka lidhje me ne. Duhet të gjejmë mënyrën si të fitojmë ndeshjen, si të shënojmë dhe të mbrohemi pa pësuar. Mund të them vetëm se nuk i kam zgjidhjet e lehta, sepse kam shumë futbollistë të aftë në dispozicion.” Finalja e Ligës së Kampioneve do të jetë ndeshja e fundit për portierin Edvin Van der Sar, i cili ka vendosur të var këpucët në gozhdë. Holandezi deklaroi.
“Eshtë thjesht një kombinim që po na ndjek që në fillim të sezonit. Në muajin korrik, kur nis faza përgatitore, synimi është suksesi në kampionat, Kupën e Anglisë dhe Champions. Ndojëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet, por sivjet kemi pasur fat që fituam titullin dhe tani kemi shansin të shpallemi kampionë europe duke harxhuar çdo pikë të energjisë që na ka mbetur.”
Mançesteri dhe Barcelona e kanë fituar nga tri herë Ligën e Kampioneve. Në finalen e dy viteve më parë, luajtur në Romë, Barça i mundi 2-0 “djajtë“ e Fergusonit.