E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshavin stërvit me Zenitin

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 20:05

Në pritje të marrëveshjes ndërmjet Arsenalit dhe Zenit San Petersburgut, sulmuesi rus, Andrey Arshavin ka filluar të stërvitë me klubin e drejtuar nga Luciano Spalletti, ku dëshiron të kthehet pas dy vitesh e gjysmë.

Në fakt, Arshavin ka marrë leje për të stërvitur me Zenitin, për ta mbajtur formën dhe për të qenë sa më i përgatitur për sfidat që do t’i ketë me Kombëtaren ruse. Por, mediat në Rusi shkruajnë se kjo është edhe një arsye që ai të ambientohet në Zenit, ku do të luajë sezonin tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›