Mancini-City, raportohen tensione

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 21:40
Mediat angleze shkruajnë për raporte të tensionuara ndërmjet Manchester Cityt dhe Roberto Mancinit.
Sipas tabloidit The Sun, trajneri italian ka udhëtuar drejt Abu Dhabit për ta takuar presidentin e klubit, Khaldoon Al Mubarak.
Ish-trajneri i Interit thuhet se i ka prishur punët me drejtorin gjeneral, Garry Cook dhe me drejtorin sportiv, Brian Marwood. Tensionet janë të lidhura me opinionet e ndryshme sa i përket kampanjës së përforcimeve.
City, i cili e fitoi FA Cup, e mbylli kampionatin në Premierligë në pozitën e tretë, duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.