Currilat, Plazhi me rrugë të bllokuara
20/05/2010 Bashkia ende asnjë projekt për rrëshqitjen e dherave te kodra e Durrësit
DURRES- Rruga për në Currila nuk do të funksionojë normalisht gjatë kësaj vere për shkak të masiveve të mëdha të dheut të rënë nga kodra e Durrësit. Bashkia ende nuk ka një projekt se si do të veprohet për të shpëtuar jo vetëm rrëshqitjet e mëtejshme, por as edhe lirimin e rrugëve apo shmangien e ndonjë katastrofe njerëzore që mund të vijë nga dherat e kodrës së zhveshur. Rruga nga Bërryli drejt Currilave është plotësisht e mbyllur. Janë dhjetëra e qindra m3 materiale që kanë rrëshqitur nga kodra në anën lindore të saj dhe kanë zënë plotësisht rrugën që të dërgon në plazhin e vjetër të qytetit.
Situata
Janë dhjetëra banesa të izoluara në Currila dhe të gjitha lokalet buzë deti në të gjithë gjatësinë e rrugës kanë “pakësuar” klientelën. Këshilli Bashkiak i ka kërkuar bashkisë të përfundojë sa më parë projektin për të marrë kështu masat në ndalimin e rrëshqitjeve të tjera, transportin e dherave dhe shmangien e ndonjë katastrofe të mundshme. Gjatësia e rrugës së bllokuar është rreth 250 m dhe nis nga universiteti “Aleksandër Moisiu” deri në kthesën e Currilave. Në të djathtë të rrugës kodra ka lëshuar drejt bregut dhjetëra m3 materiale, të cilat kanë kapërcyer edhe në anën tjetër. Banesa e lokale poshtë kodrës janë dëmtuar rëndë nga rrëshqitjet dhe një pjesë e tyre janë fundosur nën dhera apo janë bërë të pabanueshme. Sipas një përllogaritje jo përfundimtare, specialistët mendojnë se vetëm për të larguar baltën e dherat duhen më shumë se 15 milionë lekë, ndërsa për të ndërtuar tumbina, mure mbrojtës e mure mbajtës, si dhe për të gërmuar deri në taban së bashku me shërbime të tjera inxhinieriko-gjeologjike duhen më shumë se 50 milionë lekë. Nga kodra drejt bregut janë hedhur të gjitha materialet që kanë dalë nga gërmimet e pallateve të larta, ujërat e bardha e të zeza, si dhe mbeturina urbane e inerte. Specialistët mendojnë se këto janë një faktor më shumë që kanë ndikuar në rrokullisjen e kodrës drejt bregut. Ka mbetur vetëm dy javë nga nisja e sezonit të pushimit në rërën e detit por plazhi në Currila këtë vit pritet të ketë fare pak apo aspak pushues. Kodra në anë të detit duket se ka marrë një gropë në mes të saj, duke lënë të kuptohet se qindra m3 dhera, pisha e pemë të tjera të zënë rrugën kryesore Bërryl-Currila. Edhe banorët e lagjes skajore në Currila kanë më shumë se 2 muaj të izoluar. Asnjë mjet nuk shkon deri në lagjen e tyre dhe banorët detyrohen të futen në mes të baltës dhe dherave për të kaluar më pas në anën tjetër të rrugës. Autobusi urban pas bllokimit të rrugës nuk shkon më në Currila dhe banorët për të arrirë deri në qendër të qytetit do të duhet të ecin në këmbë 45 minuta. Departamenti i urbanistikës në bashki ka bërë të ditur se nuk ka asnjë projekt dhe as nuk ka filluar ndonjë punë konkrete për të hartuar projektin që do të përcaktojë më pas sasinë e fondit që duhet për rehabilitim të kodrës apo qoftë vetëm sa për të larguar dherat nga rruga. Edhe një herë ALUIZNI në Durrës ka bërë të qartë se pjesa e banesave mbi kodrën e qytetit nuk janë e nuk do të jenë objekt i procesit për legalizim pasi përbëjnë rrezik shembje. 74 objekte të gjitha shtëpi banimi janë lënë jashtë procesit të shqyrtimit në këtë zonë, ashtu si dhe të tjera ndërtime në Porto Romano apo nën linjat e tensionit të lartë. Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike, ujësjellës-kanalizimet dhe hekurudha kanë apeluar tek drejtoria e ALUIZNI-t për të marrë në konsideratë vërejtjet e tyre lidhur me ndërtimin e disa banesave familjare në zonat e rrezikuara, si dhe nën tensionin e lartë apo në rrezen e ndaluar të trasesë hekurudhore.