Të gjallërojmë jetën e qytetit
20/05/2010 Zhani Ciko në Berat
BERAT- Prefekti i ri i Qarkut të Beratit, Bujar Hoxha, ka mbledhur dje në mesditë Organin Këshillimor të kulturës, ku marrin pjesë 15 kryetare të njësive vendore, kryetari Qarkut të Beratit, Pelivan Shatri, artist intelektual, gazetar etj. Përveç organit këshillimor të prefektit të qarkut, ishin ftuar edhe intelektual, njerëz të artit e kulturës, por edhe Zhani Ciko, që është dhe anëtar i bordit të kulturës në Bashkinë e Beratit. Qëllimi i këtij takimi nuk ishte thjesht promovimi i vlerave të këtij qyteti, por sensibilizimi i strukturave shtetërore, njësive vendore, njerëzve të artit e të kulturës dhe të biznesit, këta të fundit për të kontribuar edhe financiarisht për botimin e dy veprave enciklopeditë të këtij qyteti, por dhe gjetja e mundësive për të gjallëruar jetën kulturore e artistike të qyteti në përgjithësi, si dhe promovimin e vlerave unikale të tre lagjeve karakteristike në prag të sezonit turistik. Në këtë takim është diskutuar dhe problemi i tregut turistik, për të cilin u ekspozuan disa drejtime e investime të kryera dhe u dhanë disa mundësi që do të shqyrtohen.