E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA, Nju Jork mban Cavs në 79 pikë, Boston mundet, Denver më

Me shtatë lojtarë, të cilët arritën numra dyshifrorë pikësh të rrealizuara formacioni i Atalantas arriti të mposhte një ekip si Boston (në pjesën e parë vendosën rekord në NBA duke rrealizuar plot 15 goditje për tri pikë). Për vendasit më të mirët ishin Murray me 32 pikë dhe Young me 25. Ndërsa për Celtics më të mirët ishin Tatum (29 pikë), Smart (24 pikë) dhe Jaylen Broën (15).

Këtë sezon asnjë ekip nuk kishte mbyllur ndeshjen pa shënuar të paktën 80 pikë. Kliveland u ndal mbrëmë në kuotën e 79 pikëve në duelin me Nju Jork Knicks. Formacioni i Tom Thibodeau nxorri anën më të errët të ekipit rival gjatë pjesës të parë kur e detyroi që të shkonte në pushim me vetëm 32 pikë në llogari. Ky takim i dha avantazhin ekipit të Nju Jorkut në serinë me Cavs. Ndeshjen e katërt dy ekipet do ta luajnë në “Madison Square Garden” dhe do të jetë një shans i mirë për ekipin e Nju Jorkut të thellojë avantazhin.

Në Mineapolis skuadra e Denver bën detyrën duke thelluar edhe më shumë serinë me ekipin e T-Wolves. Lojtari i ndeshjes ishte i zakonshmi Jokic, i cili u ndihmua nga Michael Porter Jr.(25 pikë). Sulmi i Nuggets edhe një herë u tregua efikas duke rregjistruar 32 asiste në 48 kosha.

Ndeshjet NBA (22 Prill)

ATLANTA HAWKS-BOSTON CELTICS (1-2) 130-122

NEW YORK KNICKS-CLEVELAND CAVALIERS (2-1) 99-79

MINNESOTA TIMBERWOLVES-DENVER NUGGETS (0-3) 111-120

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›