E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja jep 8 milionë për Borrielon

Olimpiku i Marsejës raportohet se dëshiron të transferojë sulmuesin e Romës, Marko Borrielo, në afatin kalimtar të janarit. Mediaset shkruan se Marseja është në kontakte me Romën për Borrielon dhe shpreson ta transferojë italianin për një shumë prej 8 milionë eurosh. Roma ka nevojë të shesë para se të blejë në afatin kalimtar dimëror dhe është e gatshme të heqë dorë nga Borrielo. Pengesë e vetme për klubin italian mund të jetë paga e lojtarit e cila arrin vlerën e 2.5 milionë euro në vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›