E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nilmar-Roma, mbase që në janar

Orlando da Hora, agjenti i sulmuesit të Vilarrealit, Nilmar, ka deklaruar se klienti i tij është shumë pranë nënshkrimit me klubin italian, Roma. Njoftohet se kryeqytetasit janë të gatshëm të shpenzojnë për brazilianin, të cilin nuk arritën ta transferojnë gjatë verës, ndërsa agjenti i lojtarit ka bërë të ditur se palët janë shumë afër marrëveshjes. Ai më herët deklaroi se bisedimit po shkonin në drejtimin e duhur, ndërsa tani është shprehur se thuajse është e sigurt se Nilmar do t’u bashkohet verdhekuqve në janar. “Unë mund të them se jemi shumë pranë dhe se mund të arrij një marrëveshje me Romën”, citon “Super Deporte” fjalët e Da Horas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›