Palermo shkarkon trajnerin Manxha
Humbja në derbi përballë Katanias ka rezultuar fatale për tranjerin e Palermos, Devis Manxha. Ekipi i drejtuar prej tij humbi 2-0 në stadiumin “Massimino” të Katanias duke detyruar drejtuesit e klubit të marrin vendimin për shkarkimin e tij nga detyra. Lajmi është bërë publik në sajtin sportiv italian "Calciomercato.it", i cila citon drejtues të klubit siçilian.: “Palermo njofton se trajneri Devis Mangia dhe stafi i tij janë shkarkuar nga drejtimi i ekipit. Klubi e falennderon për punën që ka bërë me ekipet zinxhir të Palermos”, thuhej ndër të tjera në komunikatën për shtyp.