E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chievo kishte marrëveshje me Drogbën

Presidenti i Chievos, Luca Campedelli ka bërë të ditur se pendimi më i madh gjatë karrierës së tij në detyrë ishte mos transferimi i Didier Drogbës kur sulmuesi ishte vetëm 19 vjeç.

“Cili është pendimi im më i madh? Pa dyshim, Drogba”, deklaroi Campedelli për L’Arena, pasi festoi përvjetorin e 20-të në postin e presidentit të Chievos.

“Ne kishim marrëveshje me të por u desh të shisnim Lucianon dhe Christian Manfredinin në Lazio. Njëra dështoi dhe nuk ishim në gjendje të paguajmë edhe 3 milionë funte për blerjen e Drogbës”, u shpreh ai. Aso kohe Drogba luajte te skuadra nga Ligue 1, Le Mans.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›