Bastise lokalin e varrezave, pranga 27-vjecarit
Bastisja e lokalit prane varrezave te qytetit te Patosit, con ne pranga te dyshuarin si autor. Policia e Fierit ndaloi mengjesin e djeshem 27-vjecarin Leonard Leco, i cili ishte shpallur person ne kerkim prej disa javesh. Burime zyrtare thane se i dyshuari ka qene me pare i denuar, po per vepren penale te vjedhjes. Ne daten 11 dhjetor te vitit 2008, Leco ka hyre ne lokalin e P. H., duke marre shumen e 50 mije lekeve dhe disa paketa cigaresh. Nepermjet gjurmeve te gishterinjve, ekspertet munden te zbardhnin autoresine.
Xh.B.
Xh.B.