E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina ne trotuar, demton nje femije dhe 2 dyqane

BERAT- Makina del nga rruga dhe demton dy dyqane ne qytetin e Beratit. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se enjte ne lagjen "Kushtrimi", kur mjeti tip "Benz", me targa TR 1206 F, ka perfunduar ne rrethana te paqarta mbi trotuar. Si rezultat mesohet se eshte lenduar lehte nje femije 8 vjec qe ndodhej ne deren e farmacise, i shoqeruar nga prinderit. Femija ka marre ndihmen e pare shendetesore dhe ndodhet jashte cdo rreziku per jeten. Perplasja shkaktoi demtime te farmacise dhe te nje parukerie. Si shkak paraprak vleresohet shpejtesia e madhe dhe dalja nga rruga e makines.

E.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›