E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, shpërthim në një lokal tek “Uji i Ftohtë”

Një shpërthim i fuqishëm në një lokal buzë detit në Vlorë ka vënë në lëvizje policinë. Shpërthimi ndodhi gjatë mesnatës dhe është realizuar me lëndë artizanale. Në momentin e shpërthimit nuk ka patur asnjë person në ambientet e tij 

VLORE-Nje shpërthim brenda një lokali ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë Ujit të Ftohtë në këtë qytet rreth mesantës. Policia e cila shkoi menjëherë në vendngjarje konstatoi se nuk bëhet fjalë për viktima, por vetëm dëme të mëdha materiale. Në momentin e shpërthimit nuk ka patur njeri në lokal. Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e vendosjes së lëndës artizanale në ambientet e brendshme të lokalit. Si pasojë lokali është shkatërruar në një pjesë të madhe të tij. Efektivët e Vlorës kanë intensifikuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ata po marrin në pyetje edhe pronarin e lokalit për të mësuar rreth ndonjë konflikti të mundshëm të tij me persona të tjerë. Një nga pistat ku është përqëndruar ekipi i hetimit është dhe ajo e konkurrencës. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›