Bosi italian i kafese, akuze per pastrim parash
Vlore- Mashtrimi me pasurine e siguruar i ka kushtuar hetimin ne gjendje te lire, per vepren penale te "pastrimit te parave" biznesmenit italian ne Vlore. Ndersa ka denoncuar kater dite me pare zhdukjen nga valixhja personale ne banesen ku rrinte me qira, te shumes prej 400 mije eurosh, Francesco Di Cossola, bosi i "Don Kafe"-se dhe nje fabrike kepucesh ne Vlore, rrezikon burgun per konsumim te dy veprave penale. Burime zyrtare bene dje me dije se te gjitha dyshimet e ngritura nga sipermarresi u rrezuan dhe bashkatdhetari i tij u lirua nga akuza, pas verifikimeve te kryera. "Italiani dyshohet per pastrim te shumes se 350 mije eurove dhe ka bere denoncim te rreme ne Komisariat", sqaruan zyrtare te policise vendore per gazeten "KJ". Di Cossola kishte deklaruar se 400 mije eurot i kishte siguruar nga shitja e nje prej bizneseve dhe nuk depozitoi valuten ne banke nga frika e falimentimit. Sipermarresi 62-vjecar nga Bari jeton prej vitit 1992 ne Vlore se bashku me bashkeshorten e tij, Marta. Grupi hetimor nuk dha detaje per origjinen e valutes dhe bashkepunetoret, por deklaroi se behet fjale per pastrim te parave.
O.Hila
O.Hila