E Diel, 1 Nëntor 2026

Hadri nuk terhiqet, fajeson fshatin per tragjedine

Korce- Cmenduria e pese diteve me pare ne Podgorie te Korces, duket se nuk e ka penduar aspak te dyshuarin Reshat Hadri, i cili akuzohet per ekzekutimin e bashkefshatarit te tij Lulzim Lazi dhe mbeses, Shpresa C. Gjykata e Korce ka vendosur masen e sigurise "arrest me burg" gjate dites se djeshme per 45 vjecarin, ndersa avokati mbrojtes vuri ne dukje se akti ishte pasoje e nje tragjedie, qe i dyshuari kishte pesuar dhe se mjekohej per depresionin pas vdekjes se te birit. Gjyqtari Markelian Kuqo ka vendosur qe Hadri te qendroje ne dhomat e paraburgimit deri ne fund te hetimit. Avokati Sotiraq Ceta eshte shprehur se prej 12 nentorit 2008, dites kur Hadrit i eshte vetevrare djali ne repartin ushtarak Mullet te Tiranes, ka rene ne gjendje te thelle depresioni. "Ai prej asaj kohe ka marre rregullisht qetesues", ka theksuar mbrojtesi ligjor. Edhe organi i akuzes gjate mases se sigurise, te zhvilluar mengjesin e djeshem konfirmoi faktin se Hadri duhet t'i nenshtrohet nje ekzaminimi mjeko-ligjor per gjendjen mendore te tij dhe percaktimin e shkalles se pergjegjesise se 45 vjecarit. Edhe para gjykates, Hadri eshte treguar i paqendrueshem, duke fajesuar te gjithe fshatin per vdekjen e te birit.

D.Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›