E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshen, masiv gurësh bie mbi banesë, familjarët jashtë rrezikut

RRëSHEN- E pabanueshme një shtëpi në Rrëshen. Një masiv gurësh ka rënë mbi banesën e familjes Leka në fshatin Malaj të Rrëshenit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30.

Në familjen e Sandër Lekës jetonin 5 persona, të cilit ndodhen jashtë rrezikut, pasi kanë mundur të dalin në kohë nga banesa e tyre, tashmë e pabanueshme.

Familjarët kanë dalë nga shtëpia, menjëherë pasi ndjenë tronditjen, ndërsa tashmë janë në mëshirë të fatit, pasi në banesën e tyre nuk mund të jetohet.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›