Greqi, Papandreu ne shenjester te terroristeve
ATHINE- Kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu figuron në një “listë të të vdekurve” e gjetur në pc e një anëtari të organizatës së armatosur “Beteja Revolucionare”.
Lajmi është publikuar sot në gazetën greke To Vima. Kompjuteri u sekuestrua pak ditë më parë në Athinë në kuadër të një operacioni kundër kësaj organizate. Policia arrestoi 6 persona, dhe kompjuteri u sekuestrua në makinën e një prej të arrestuarve.
Sipas medias greke një sërë masash të rëndësishme sigurie janë ndërmarrë për të mbrotjur kryeministrin, pas zbulimit të listës në të cilën figuronin 15 persona politikë, mes të cilëve eksponentë të ish qeverisë së qendrës së djathtë dhe të partisë socialiste, PASOK, biznesmenë dhe gazetarë.
Beteja Revolucionare, ka lindur nga organizata e armatosur 17 nëntori dhe ka marrë përsipër një sërë atentatesh, mes të cilës dhe bombës kundër ambasadës amerikane, si dhe Bursës vitin e kaluar. Organizata ka paralajmëruar intensifikimin e luftës “kundër përgjegjësve të krizës ekonomike” duke akuzuar Papandreun se ishte arkitekti i szulmit më të madh social pas luftës”
(s.g/ANSA/BalkanWeb)