Obama: Boten e duam pa arme berthamore
Nen tingujt e himnit amerikan dhe brohoritjes se mbi 30 mije njerezve, presidenti amerikan, Barack Obama, mbajti fjalimin e tij nen qiell te hapur perpara keshtjelles presidenciale ne Prage. Gjate fjalimit, presidenti amerikan ka kerkuar eliminimin e armeve berthamore. "Sot, Lufta e Ftohte nuk ekziston. Por, mijera arme berthamore te asaj kohe nuk jane zhdukur. Ne nje kthese te cuditshme te historise, kercenimi nga nje lufte berthamore globale ka rene ndjeshem, por rreziku nga sulmet berthamore eshte shtuar", tha Obama. Presidenti amerikan theksoi detyrimin dhe pergjegjesite qe i takojne SHBA-ve ne perpjekjet globale per zhdukjen e armeve berthamore.
"Si e vetmja fuqi berthamore qe i ka perdorur armet e ketij lloji, Shtetet e Bashkuara kane pergjegjesi morale per te vepruar. Ne nuk mund te jemi te suksesshem ne kete detyre nese jemi vetem, por jemi te gatshem ta nisim e ta drejtojme kete mision".
"Sot po deklaroj me qartesi dhe bindje angazhimin amerikan per te ndertuar nje bote ne paqe, siguri dhe pa arme berthamore", tha Obama. Megjithate, presidenti amerikan eshte i ndergjegjshem se kjo nuk eshte as detyre e lehte, as e arritshme ne kohe te shkurter. "Nuk jam naiv. Ky qellim nuk do te arrihet shpejt e ndoshta jo sa te jem gjalle. Nje gje e tille do te marre durim dhe vendosmeri. Por, aktualisht, ne duhet te injorojme zerat qe thone se bota nuk mund te ndryshoje. Duhet te kembengulim se 'Po, ne mundemi'", tha Obama.
Me kete rast, presidenti amerikan denoi dhe leshimin e raketes me rreze te gjate veprimi nga ana e Korese se Veriut. "Tani eshte koha per nje pergjigje te forte nderkombetare dhe Koreja e Veriut duhet ta dije se rruga e sigurise dhe respektit asnjehere nuk kalon nga kercenimet dhe armet e paligjshme. Te gjitha vendet duhet te mblidhen se bashku per te ndertuar nje sistem global te forte. Kjo eshte arsyeja perse duhet te jemi te bashkuar dhe te ushtrojme presion ndaj Korese se Veriut", tha Obama.
Bush dhe Obama
Gjate administrates Bush, Praga dhe Varshava rane dakord qe te lejojne vendosjen e nje pjese te mbrojtjes raketore amerikane, cfare hasi ne kundershtim te ashper nga Rusia.
Administrata Obama eshte treguar me e terhequr nga keto plane. "Republika Ceke dhe Polonia jane treguar kurajoze kur rane dakord te pranojne nje pjese te mbrojtjes raketore. Derisa ekziston kercenimi nga Irani, ne do te ecim perpara me nje sistem te mbrojtjes raketore, qe ka kosto te arsyeshme dhe qe efikasiteti eshte i provuar".
"Nese kercenimi iranian eliminohet, ne do te kemi nje baze me te fuqishme per sigurine tone dhe ideja per ndertimin e nje pjese te mbrojtjes raketore ne Evrope, do te terhiqet", tha presidenti Obama.
Bisedimet
Perpara fjalimit ne shesh te hapur, Presidenti amerikan Barak Obama eshte pritur nga homologu i tij cek, Vacllav Klaus, dhe zyrtare te larte ceke, me te cilet zhvilloi bisedime mbi raportet dypaleshe. Presidenti amerikan ka biseduar me zyrtaret ceke edhe per planet amerikane per te vendosur nje pjese te mbrojtjes anti-raketore ne Poloni dhe Ceki.
Morali
"Po deklaroj me qartesi dhe bindje angazhimin amerikan per te ndertuar nje bote ne paqe, siguri dhe pa arme berthamore. Si e vetmja fuqi berthamore qe i ka perdorur armet e ketij lloji, Shtetet e Bashkuara kane pergjegjesi morale per te vepruar", tha presidenti amerikan, Barack Obama, gjate qendrimit ne Prage.