Festimet ne Shqiperi per NATO-n, ne mediat e huaja
Anetaresimi i Shqiperise ne NATO pati jehone ne mediat me te rendesishme nderkombetare edhe per shkak te menyres festive, qe vete qytetaret shqiptare e priten kete anetaresim. Pasditen e djeshme agjenci te ndryshme boterore lajmesh, si agjencia zyrtare e lajmeve te Kanadase, pershkruan atmosferen festive qe banoret e kryeqytetit dhe te gjithe Shqiperise percollen kete anetaresim. Me heret, gjate dites se fundit te qendrimit ne Samitin e NATO-s, kryeministri Berisha iu pergjigj interesimit per kete ngjarje te disa nga medieve me prestigjioze ne bote. Keshtu kryeministri Berisha dha nje interviste per gazeten "Washington Post" dhe nje nga gazetaret me te njohur te kesaj gazete, Ed Cody, drejtor i Zyres se Parisit per kete gazete. Po keshtu Berisha, u intervistua nga gazetarja e "Bloomberg News", Helene Fouquet, Korenspondente e Parisit per kete agjenci prestigjioze lajmesh. Nje interviste televizive kryeministri e realizoi ne kanalin televiziv franko-gjerman "Arte'", i cili ndoqi delegacionin shqiptar gjate pjesemarrjes se tij ne Samitin e NATO-s te Strasburgut. Nje interesim te madh per pjesemarrjen e kryeministrit Berisha ne kete Samit, tregoi dhe agjencia kineze e lajmeve, "Xinhua News Agency", e cila intervistoi kryeministrin permes gazetarit te njohur, korrespondentit te saj ne Bruksel Shang Xuqian, i cili mbulon problemet mbi Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Socialistet, vetem nje dite pas anetaresimit ne NATO, aksion politik per zgjedhjet
Socialistet, vetem nje dite pas anetaresimit ne NATO, aksion politik per zgjedhjet