E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca, mes obligimesh dhe sfidash te reja

Nga Christoph Hasselbach

Te qenet terheqes nuk do te thote automatikisht edhe pasje rendesie. Kjo vlen edhe per NATO-n, e cila ne Baden-Baden dhe Strasburg, festoi 60 vjetorin e saj. Aleanca transatlantike duhet te shkele shtigje te reja.

NATO-ja i mbushi 60 vjet. Tek njerezit kjo eshte nje moshe kur normalisht pergatiten per pension, por deri tani NATO-ja nuk mendon te pushoje, perkundrazi. Perseri u anetaresuan dy vende te reja, te tjera do te donin te anetaresohen, por nuk munden ende. Ndersa Franca u kthye ne strukturen ushtarake pas nje mungese 40 vjecare.

Te gjitha keto flasin per ate se NATO-ja eshte terheqese ne plan afatgjate. Megjithate kjo nuk flet aspak per rendesine e saj sot. Kercenimi prej Paktit te Varshaves nuk ekziston me, por ne strukturen e saj baze, NATO-ja pasqyron ende sot shume nga kohet e vjetra.

Per njefare kohe u duk sikur po rikthehej kercenimi nga Lindja nepermjet nje Rusie me vetebesim, por kjo mbuloi faktin qe vendet e NATO-s dhe Rusia kane shume interesa te perbashketa. Presidenti Obama nxori konsekuenca prej kesaj dhe ka nder mend t'i afrohet Rusise. Per kete arsye erdhi edhe thirrja e tij per carmatim berthamor.

Pra kur imazhi i armikut i perket se kaluares, cili eshte atehere kuptimi i NATO-s ne te ardhmen? Amerikanet duan ta zgjerojne aleancen ne nje sherbim sigurie me fushe veprimi shume me te gjere, per sa u takon detyrave dhe perberjes. Mbrojtje nga katastrofat, lufte kunder pirateve, sigurim gazsjellesish, masa paqeruajtese, misione luftimi, here bashke me Japonine, here me Indine, here me Australine, ndoshta madje me Kinen.

Per kete kancelarja gjermane Merkel kishte thene shkurtimisht para samitit: "Nuk shoh NATO globale." Ajo kerkon qe te ruhet detyra thelbesore e mbrojtjes territoriale. Por ketu nuk ka kurrfare kunderthenieje. Askush nuk do ta heqe vetembrojtjen kolektive.

Nga ana tjeter edhe vete Merkel thote, se per momentin Afganistani eshte sprova me e madhe e NATO-s. Por kur vetem misioni i Afganistanit kerkon pothuajse 100.000 ushtare te NATO-s, si mund te veprohet edhe ne pjese te tjera te botes, te cilat jane gjithashtu te perfshira nga flaket, pa e mbingarkuar teresisht NATO-n e tanishme?

Rehatia e vjeter e nje klubi te vogel ekskluziv as qe ekziston me. Qe sot NATO-ja eshte johomogjene dhe asaj i duhet te luftoje me konflikte te brendshme dhe kultura te ndryshme. Megjithate, nje percaktim i ri i qarte detyre mund te disiplinoje dhe bashkoje edhe nje aleance te zgjeruar. Ne fund te fundit NATO-ja nuk ka mundesi zgjedhjeje. Nese do qe te jete edhe ne te ardhmen me rendesi, ajo duhet te jete e hapur kundrejt detyrave dhe konfigurimeve te reja.

DW


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›