E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Urgjent ligji per kartat falas

Festa e anetaresimit ne NATO per Partine Socialiste tashme ka perfunduar. Pas dites historike per shqiptaret, vemendja e socialisteve eshte drejtuar plotesisht tek standardet zgjedhore. Burime brenda grupit parlamentar socialist bejne te ditur per "Koha Jone" se ne ditet ne vazhdim, do te kete nje insistim nga ana e ketij grupi, per miratimin e projektligjit te propozuar nga selia roze, per dhenien e kartave te identiteti falas. Kjo gje do te kerkohet nga socialistet me insistim dhe ne menyre te vazhdueshme. Sipas te njejtave burime, ne seancat e ardhshme parlamentare dhe ne aksionet politike qe do te ndjeke kjo parti, do te kerkohet vazhdimisht miratimi sa me i shpejte i projektligjit qe do te mund t'i jepte nje lehtesim te mundshem pajisjes me karta identiteti te shtetasve qe nuk kane pasaporte. Masat te ketilla po merren nga ana e Partise Socialiste, si pasoje e shqetesimeve te njepasnjeshme te ngritura mbi ecurine e procesit te pajisjes se shtetasve me mjet identifikimi te vlefshem per te votuar me zgjedhjet e 28 qershorit. Megjithese shprehen skeptik mbi realizimin e procesit, ata nuk do te dorezohen kaq kollaj, po sipas burimeve, do te kerkojne me insistim miratimin e ligjit per kartat falas dhe per kete gje do te ndjekin cdo rruge te mundshme. Ndersa na ndajne vetem pak muaj nga zgjedhjet, sekretaret socialiste dhe zyrtaret e larte ne deklarata per shtyp kane njoftuar shpeshhere mbi te dhenat e perditshme qe marrin nga Ministria e Brendshme dhe vazhdimisht theksojne se zgjedhjet jane ne rrezik. Por ky shqetesim, sipas tyre, eshte i bazuar ne fakte reale, pasi nga te dhenat qe ato disponojme perllogariten rreth 1/8 e personave te cilat nuk jane te pajisur me pasaporte, kane marre leternjoftimet e tyre. Megjithese ky numer per ta eshte relativisht shume shqetesues, socialistet kane theksuar se nese edhe vetem 20 mije nga 740 mije shtetas (900 mije thone tashme se fundmi), qe nuk disponojne pasaporte nuk jane te pajisur me kete mjet identifikimi, atehere zgjedhjet nuk mund te quhen te lira dhe te ndershme, qe do te dergoje drejt nje kontestimi. Burimet prane Partise Socialiste theksojne se kreret e larte te kesaj partie ne menyre te perditshme dhe te vazhdueshme ofrojne informacione dhe mbajne kontakte te perditshme me nderkombetaret. Nga te njejtat burime mesohet se informacionet telefonike apo ne rruge zyrtare u drejtohen zyrtareve nderkombetare te akredituar ne Tirane, si ne ambasaden e Komisionit Evropian, ne zyrat e OSBE-se, ne ambasaden Britanike dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

PROPOZIMI

Propozimi i Partise Socialiste i prezantuar dite me pare ka si qellim pajisjen e te gjithe shtetasve te cilet nuk disponojne nje mjet identifikimi te vlefshem per te votuar me 28 qershor, per keto qytetar keto leternjoftime te shperndahen falas.

SHPENZIMET

Shpenzimet e llogaritura nga ana e eksperteve socialiste per zbatimin e projektligjit te kartave te propozuara prej tyre kap shifren e 6 milione euro. Sipas tyre, kjo shume mund te justifikohet nga te ardhurat qe perfitohen nga koncesionari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›