Kryeministri, vizite arti te "Nene Tereza"
Kryeministri Sali Berisha, menjehere pas daljes nga selia e Kryeministrise, mberriti ne sheshin "Nene Tereza", ku u prit nga qytetare te mbledhur per te festuar anetaresimin me te drejta te plota te Shqiperise ne NATO. Nen nje atmosfere festive kryeministri Berisha u pershendet me qytetaret e mbledhur per te festuar anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Gjate kesaj vizite kryeministri Berisha u njoh me vepren e artit tredimensionale, e vendosur ne mesin e sheshit. Kreu i qeverise pergezoi artistet e Akademise se Arteve, per kete instalacion tridemensional qe prezanton gra shtatzena, te veshura me flamuj kombetar, por qe barku i tyre mbetet i zbuluar. Instalacioni ne permasa te medha, eshte nje nisme paralele me ato te vendeve te tjera te Evropes, ne pranimin e tyre ne NATO. Kjo veper do te jete simboli i perfaqesimit te ngjarjes politiko-historike te vendit tone. Po keshtu studente kosovare, i paraqiten kryeministrit Berisha nje veper arti ne formen e nje sfere, qe simbolizonte urimin e shqiptareve te Kosoves per kete ngjarje te madhe. "Edhe Kosova feston me ju", u shprehen studentet kosovare. Nga ana e tij, kryeministri Berisha vleresoi simboliken qe perfaqeson kjo veper arti. Kryeministri pershkoi ne kembe bulevardin "Deshmoret e Kombit", i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, Liri Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministra te kabinetit qeveritar si dhe nga disa mijera qytetare te Tiranes, qe e shoqeruan deri ne sheshin "Skenderbej".