Bastisje policore në Hipotekën e Tiranës, zv/drejtori akuzohet për korrupsion

Tiranë, 10 Qershor 2010 NOA Operacioni i koduar Sporteli i Hapur, arreston në Tiranë dy persona të dyshuar për falsifikim të formularëve dhe vendos hetim të lirë për një tjetër, i akuzuar për shpërdorim detyre, funksionar i lartë hipotekar.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës i thanë sonte agjencisë NOA se në kuadër të operacionit të koduar Sporteli i Hapur, i realizuar nga Seksioni Kundër Korrupsionit pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Hetimore Taks Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi u arrestuan Shkëlqim Levanaj, 45 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Orion Kolezi, 29 vjeç, lindur në Cërrik dhe banues në Tiranë.
Këta persona, në bashkëpunim me njërin tjetrin dhe persona të tjerë, ku dyshohen punonjës të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë parash prej 50 mijë lekësh, në këmbim të lëshimit të një vërtetimi hipotekor, për një apartament të ndodhur në Tiranë.
Për shtetasit e sipërcituar u mor masa e arrestit për konsumim të veprës penale të Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve, parashikuar nga nenet 245/2 dhe 190 të Kodit Penal.
Po ashtu, në kuadër të këtij procedimi janë referuar materialet hetimore bazuar në prova të administruara, ku do të fillojë ndjekja penale ne gjendje të lirë për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës , parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal per Altin Spaho, 38 vjeç, lindur në Poliçan Skrapar dhe banues në Tiranë, me profesion inxhinier dhe detyre Zëvendësregjistrues ne Zyrën Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Tirane.
Policia tha se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 50 mijë lekë, një automjet i tipit Benz me targa të huaja, tre celularë si dhe një numër i konsiderueshëm formularësh të plotësuar dhe të paplotësuar certifikatash dhe vërtetimesh të hipotekës.
Aktualisht nga këto struktura vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e veprimeve abuzive dhe korruptive të personave të implikuar, siguroi policia e Tiranës.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") laurant lamaj - toleranc zero |11/06/2010 01:36:38 bravo djemeve te taks forces,kan ber nje pun te shkelqyer ne mbeshtetje te plotenga forcat e rendit. Komentoje 1 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/24506-bastisje-policore-ne-hipoteken-e-tiranes-zvdrejtori-akuzohet-per-korrupsion';var JOSC_autopublish='1';