Flijohet ne qeli i denuari per vrasje
Kruje- Vetevaret ne qeline e burgut te Zaharise ne Kruje, 39-vjecari Artan Dhaskali, i denuar per vrasjen e vellait te tij. Gjykata e ka denuar 13 vite me pare, ndersa ne 2004-en ishte vendosur ne kete burg dhe i kishin mbetur per te vuajtur vetem dy vjet. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se shkak i flijimit te 39-vjecarit, ka qene nje semundje nervore nga e cila vuante pas izolimit ne qeli, ndersa dhe kurohej. Nje muaj me pare Dhaskali kishte bere nje kerkese per lirim te parakohshem, por trupi i tij eshte gjetur i vetevarur oret e vona te mbremjes se enjte, nga gardianet e burgut. Mesohet se ai ka shkruar edhe nje leter ditet e fundit, ku shpjegonte se po vuante shume krimin e kryer dhe se ishte penduar.
Ngjarja
Ndersa ishte vendosur ne nje dhome te vecante qe nga ora 18:00 e se enjtes, pasi ne mesdite kishte kaluar ne gjendje depresive te theksuar, Artan Dhaskali ka gjetur edhe momentin per t'i dhene fund jetes. Burime nga prokuroria dhe burgu thane se 39-vjecari, kishte nisur te shfaqte sjellje agresive ndaj dy shokeve te qelise dhe menjehere eshte izoluar ne dhomen e vecante. Mesohet se Dhaskali, ka sulmuar nje prej tyre me grushte e shkelma, duke alarmuar sherbimin policor te burgut te Zaharise. Me urdher te Drejtorise se Burgut, ai eshte nxjerre dhe mbajtur nen perkujdesjen e mjekeve ne 5 oret qe pasuan. Po keshtu eshte bere trajtimi edhe nga nje psikolog i institucionit qe i denuari te qetesohej. Ne mbremje eshte izoluar ne nje dhome te vecante dhe deri pas ores 20:00 eshte kontrolluar gjashte here nga roja e sherbimit. Por duket se gjate kohes qe polici ka kontrolluar edhe qelite e tjera, Dhaskali ka perfituar per te ndermarre aktin fatal. Zhurma e krijuar ne deren prej llamarine ka shqetesuar policine, ndersa kur eshte hapur porta kane pare trupin e pajete te 39-vjecarit te varur ne nje carcaf.
Hetimet
Megjithese polici e ka ngritur menjehere trupin e 39-vjecarit duke i ardhur ne ndihme, mbajtja ne jete ka qene e pamundur, per shkak te asfiksise. Edhe nderhyrja e mjekut te burgut nuk ka ndikuar, nderkohe qe trupi i pajete eshte derguar ne morg per ekspertizen mjeko-ligjore. Burime zyrtare thane se Dhaskali kishte lidhur carcafin ne telin e llambes qe ndriconte dhomen. Mesohet se i denuari kishte tentuar edhe here te tjera te vetevritej. Po keshtu 39-vjecari kishte kerkuar edhe lirimin e parakohshem, ndersa i kishin mbetur pak me shume se dy vjet per te vuajtur. Kerkesa i eshte derguar Gjykates se Lushnjes. Policia tha se shkak i ngjarjes eshte bere gjendja e renduar psikike e viktimes, i cili nuk ishte vizituar asnjehere nga familjaret, per shkak se kishte vrare te vellane ne vitin 1997. Pas denimit Artani ishte percjelle per ne Spitalin e Burgut Tirane, ku ka qendruar per 3 vjet me radhe nen kujdesin e mjekeve. Pese vite me pare Dhaskali, ishte transferuar ne burgun e Zaharise ne Kruje, ku vazhdonte te trajtohej me medikamente mjekesore.
Krimi ne 1997
Ngjarja ka ndodhur ne vitin 1997, ne fshatin Bubullime te Lushnjes, kur Artan Dhaskali ka vrare me "Kallashnikov" vellane e tij pas nje konflikti pronesie. Pas arrestimit nga policia, gjykata e kishte denuar me 13 vite heqje lirie, ndersa familjaret e kishin braktisur 39-vjecarin. Madje edhe dje, ata nuk kane kryer as terheqjen e trupit nga morgu dhe as ceremonine mortore te te afermit.
Familja hesht, Drejtoria e Burgut varros te denuarin
Familjaret e Artan Dhaskalit, nga Bubullima e Lushnjes, edhe pse dje jane njoftuar per ngjarjen e ndodhur, nuk jane paraqitur ne burgun e Zaharise, per terheqjen e trupit. Drejtuesit e institucionit jane detyruar qe te marrin viktimen dhe ta dergojne ne morgun e Tiranes, dhe prej andej ne fshatin Bubullime per te kryer edhe ceremonine mortore. Shpenzimet e ceremonise mortore jane kryer nga ana e Drejtorise se Burgut te Zaharise, ne fshatin e lindjes se Dhaskalit.
Ardian Bushi