Peshkarexha klandestine, vjen kryekomunari italian
Vlore- Kryetari i komunes se Monopolit ne Itali, Xhuzepe Spinoza, ka mberritur dje ne portin e Vlores per te komunikuar dhe takuar bashkeqytetaret e tij, te cilet prej nje jave jane te bllokuar per shkelje te ujerave territoriale shqiptare, si dhe per peshkim te paligjshem. Fillimisht Spinoza ka kryer takime ne Ministrine e Bujqesise ne Tirane dhe dje ka zbritur ne Vlore. Drejtoria e Kufirit ka vendosur sanksione duke e gjobitur peshkarexhen "Giove" me 25 milione leke, kurse 6 peshkataret nuk kane mundur te largohen dot nga porti. Me synimin per te gjetur nje zgjidhje te ndermjetme, kryekomunari i Monopolit, Spinoza, ka zhvilluar disa takime me zyrtare vendore. Spinoza ka kontaktuar edhe kreret e portit per te mundesuar zhbllokimin e peshkarexhes dhe lirimin nga denimi. Ne deklaraten e dhene per medien, kryekomunari italian tha se, "kam bindje te plote se autoritetet shqiptare do i japin zgjidhje ceshtjes. Falenderoj autoritetet e kufirit dhe peshkataret shqiptare, qe ndihmuan koleget e tyre italiane". Ai mohoi qe peshkarexha te kishte shkelur konventat e lundrimit. "Ata nuk kane tentuar te peshkojne, pasi ka qene rryma detare qe i solli ne ujerat shqiptare dhe nje avari ne motor. Shpresoj qe ceshtja te zgjidhet", sqaroi Espinoza. Ka qene vete mjeti qe dha sinjalin "Sos" pasi rrezikohej jeta e 6 pjesetareve te ekuipazhit.
O.Hila
O.Hila