Deti nxjerr trupat e peshkatareve
Xhemil Beharaj
Lushnje- Deti nxjerr dy trupat e peshkatareve qe u mbyten tragjikisht ne ujerat e Adriatikut, ne gjirin e Divjakes mengjesin e se enjtes. Forcat policore munden te gjenin mengjesin e djeshem ne grykederdhjen e Shkumbinit dhe ne Spille te Kavajes, dy viktimat me te fundit, qe ne kerkim te bukes se gojes, humben jeten teksa mblidhnin rrjetat e peshkimit. Te afermit, miqte dhe koleget, iu dhane lamtumiren e fundit ne mesdite Stavri Prendit dhe Vangjel Trungut, dy peshkatareve qe jetonin vetem 300 metra larg njeri-tjetrit ne qytetin e Divjakes.
Ceremonia
Dy shtepite e familjeve Trungu dhe Prendi, dje kane qene te mbipopulluara nga te aferm, shoke, miq dhe dashamires, qe benin ngushellimet pas ngjarjes tragjike. Me lule dhe kurora, ata shkonin ne banesa, duke ngushelluar bashkeshortet e tyre dhe femijet. "Ata humben jeten, teksa shkuan per te nxjerre buken e gojes, te mblidhnin rrjetat qe kishin hedhur per peshk, te cilin e shisnin ne me te shumten e rasteve per te siguruar te ardhura per familjet e tyre", u shprehen te afermit e dy viktimave dje, per gazeten "Koha Jone". Shoke me njeri-tjetrin, dy peshkataret ushtronin se bashku aktivitetin prej 10 vitesh, ndersa kishin ndertuar nje varke dhe blere rrjetat e peshkimit. Dje rreth ores 14:00 peshkatareve iu eshte dhene edhe lamtumira e fundit.
Ne familjen Trungu
Banesa e Vangjel Trungut ndodhet kur shkon ne qender te qytezes se Divjakes, vetem 100 metra nga rruga kryesore. Shtepia, nje banese e zakonshme me mur te rrethuar. Sipas kunatit Josif Rrudha, mesojme se Vangjeli ka gjashte femije, tre djem dhe tre vajza. "Ka punuar ne me te shumten e kohes, me ndermarrjen e nxjerrjes se gazit ne Divjake, por kishte rreth dhjete vjet i papune dhe merrej me peshkim", thote Josifi. Vangjeli ishte 53 vjec dhe koleget e njihnin si njeri punetor dhe te guximshem. "Vangjeli shkonte cdo dite ne det me varken, se bashku me mikun dhe shokun e tij, Stavri Prendin. Nje prej femijeve e ka te semure", tregojne koleget. Familjaret pohuan se trupin e pajete e kishin gjetur ne mengjes, rreth ores 06:30, ne grykederdhjen e lumit Shkumbin, vendi i quajtur Sprazh.
Ne familjen Prendi
Shtepia e Stavrit ndodhej pak me poshte rruges kryesore, qe te con ne qender te Divjakes. Nje banese pothuajse e vjeter, e ndertuar rreth viteve 60-te. Stavri ka tre vajza te vogla, si dhe bashkeshorten, per te cilen na thane se eshte e semure. Njihej si nje familje me probleme ekonomike. Fqinji i tij, Jorgji Prendi, pohoi per gazeten se, "si cdo dite, edhe te enjten, se bashku me shokun e tij, Vangjelin, moren rrugen per ne plazh, per te mbledhur rrjetat e hedhura gjate nates". Por edhe pse jane keshilluar nga koleget e tjere te mos futeshin ne det, peshkataret sfiduan dallget, ne kerkim te te ardhurave per familjen. Per Stavrin, banoret thane se ishte njeri i urte dhe punetor. "Kishte punuar ne bujqesi ne Divjake dhe me pas me peshkim qe prej 10 vitesh", tregon Prendi.
Kerkime 24 oreshe per trupat
Dy trupat e peshkatareve jane gjetur pas 24 oresh, kerkime larg njeri-tjetrit. Forcat RENEA me polombaret e tyre kishin nderprere kerkimet mbremjen e se enjtes per shkak te erresires. Por mengjesin e djeshem, nuk ka qene i nevojshem lundrimi per ne vendin ku dhe u mbyten Vangjel Trungu e Stavri Prendi. Dy peshkataret humben jeten teksa perpiqeshin qe ne detin e acaruar nga dallget, te mblidhnin rrjetat e hedhura gjate nates per peshkim.
Keshilla e kolegeve per lundrimin
Dy peshkataret nuk moren parasysh keshillat e kolegeve te tyre, per te mos dale ne lundrim, pasi deti ishte i trazuar. Me varken e tyre dy viktimat arriten deri ne nje distance nje milje nga bregu, por me pas varka eshte permbysur nga dallget dhe peshkataret rane ne det. Megjithese u perpoqen t'u vinin ne ndihme, koleget nuk mundesuan dot shpetimin e jeteve.
06:00
Ora
Kur dy trupat e peshkatareve Vangjel Trungu dhe Stavri Prendi, jane gjetur nga familjaret gjate kerkimeve ne bregdetin e Adriatikut. Trupi i pare eshte gjetur ne grykederdhjen e Shkumbinit dhe trupi i dyte, ne Spille te Kavajes.
14:30
Ora
Kur miq, te aferm dhe kolege i dhane lamtumiren e fundit ne qytezen e Divjakes dy peshkatareve, qe u mbyten ne det gjate nxjerrjes se varkave mengjesin e se enjtes. Dy familjet njihen nga banoret per problemet e tyre ekonomike dhe peshkimi, ishte e vetmja shprese.