E Diel, 1 Nëntor 2026

Bastiste kazinote, kapet ne arrati i dyshuari

Durres- Bastisja e lokaleve te lojerave te fatit dhe kazinove, ka cuar ne pranga nje 42 vjecar te dyshuar. Policia e Durresit arrestoi dje Fatmir Tosken, banues ne lagjen nr. 18, i denuar me pare per vjedhje. Ndalimi u be per arsye se ne vijim te hetimeve te nisura per ngjarjen e ndodhur me 10 shkurt 2010 ne lagjen nr. 4, ne lokalin e lojerave te fatit "Admiral Game", eshte vjedhur shuma prej 585 mije lekesh. Pas verifikimeve te kryera dhe gjurmeve te gishterinjve, u arrit te zbulohej si i dyshuar Fatmir Toska. Per kete ngjarje, Prokuroria e Durresit ka regjistruar procedimin penal per vepren penale te vjedhjes pas denoncimit te pronarit te lokalit. Pas identifikimit, Toska eshte shpallur ne kerkim dhe ne saje te kontrolleve te kryera, u be e mundur kapja dhe ndalimi i tij pas tre javesh kerkimesh. Pas arrestimit dosja hetimore i ka kaluar prokurorise vendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›