Leviznin me arme ne brez, pranga dy "te forteve"
Durres- Dy persona te njohur per rrezikshmerine shoqerore dhe precedentet penale, jane kapur brenda 24 oreve te fundit nga Policia e Durresit, teksa qarkullonin me pistoleta ne brez. I pari eshte ndaluar 28-vjecari Gazment Collaku, banues ne lagjen nr. 18, i cili u kap ne flagrance ne nje qender internet-kafe, me nje pistolete model 54 dhe nje kreher me 9 fisheke, te cilet i mbante pa leje. Mesohet se Collaku ka qene i denuar me pare per plagosje te rende me dashje dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake, pasi me 2 mars 2008, ne lokalin "Riviera", ka plagosur me arme zjarri pistolete pas nje sherri, te riun K. B. Pas disa muajve Collaku eshte kapur me automatik dhe arme pa leje, por me tej eshte liruar. I dyti eshte arrestuar i dyshuari Mynyr Tahiraj 43 vjec, te cilit i eshte gjendur nje arme zjarri pistolete tip "Zastava" dhe nje kreher me 6 fisheke. Ndaj dy te ndaluarve u ngrit akuza e "armembajtjes pa leje".