Bastuni dhe kapelja beretë e Çarli Çaplinit shiten në ankand
LOS ANXHELES- Bastuni i famshëm i Çarli Çaplinit, si dhe një kapelë beretë e yllit të filmave pa zë u shitën me 100 000 dollarë në një ankand në Los Anxheles, shumë më tepër se çmimi i tyre fillestar.
Bastuni legjendar prej bambuje i Çarlit u shit për 42 000 dollarë dje, ndërsa çmimi i tij fillestar varionte nga 20 000 deri në 30 000 dollarë. Kapelja beretë e yllit u bë pronë për 58 000 dollarë gjatë shitjes e quajtur "Legjendat e Hollivudit" dhe u organizua këtë fundjavë nga ankandi, "Julien's Auctions" në Beverly Hills.
Xhaketa e veshur nga Klark Gable në filmin, "Gone With the Wind", çmimi fillestar i së cilës arrinte nga 10 000 deri në 15 000 dollarë, iu shit një blerësi, i cili shpenzoi 57 600 dollarë. Pelerina e Çarlton Heston në filmin "Dhjetë Urdhëresat" u shit me 66 420 dollarë.
Të shtunën, rrobat personale të këngëtares, Whitney Houston, e cila vdiq në muajin shkurt, kishin sjellë një sukses të madh.
Dy palët e vathëve, që ylli mbante në filmin "Bodyguard", u shitën gjithashtu për 2 880 dhe 7 040 dollarë, ndërsa u vlerësuan me një çmim maksimal nga 800 deri në 2 000 dollarë.
Një bust i qëndisur me perla u shit për 19 200 dollarë (vlerësimi maksimal: 6 000 dollarë) dhe një jelek saten e filmit "Bodyguard", për 3 520 dollarë në vend të 600 dollarëve, që priteshin.
(d.b/BalkanWeb)