Elbasan, i vë zarrin me qëllim masivit pyjor, procedohet 47-vjeçarja
ELBASAN- Policia ka identifikuar autoren e vënies së zjarrit, i cili ra dy ditë më parë dhe dogji më shumë se 20 rrënjë pisha në masivin pyjor të fshatit Mengël në Elbasan.
Mësohet se 47-vjeçarja, H. Bardhi, i kishte vënë me qëllim zjarrin disa pishave shumë pranë banesës së saj, me preteksin se toka ku ndodhen pishat është pronë e saj dhe se do ta përdorte atë më pas për të kullotur bagëtitë.
Policia nga ana e saj ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 47 vjeçares, e cila akuzohet për veprën penale “zjarrëvënie me qëllim”.
(d.b/BalkanWeb)