Permiresimi i motit Olli Vetem 9 komuna te bllokuara

Kreu i Emergjencave Civile, Alfred Olli bëri një panoramë të qartë mbi situatën në terren për të gjitha zonat që shfaqën probleme për shkak të reshjeve të dëborës. Sipas Ollit, të gjitha akset nacionale janë të qarkullueshme. Kështu, në vlerësimin e kreut të emergjencave, përmirësimi i ndjeshëm i kushteve të motit, ka krijuar mundësi për hapjen e rrugëve në komunat e bllokuara. “Ka pasur një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit. Sot janë vetëm 9 komuna të bllokuara në tri qarqe Shkodër, Kukës dhe Dibër”, bëri me dije Olli. Gjithashtu, sipas tij, po punohet në pastrimin e rrugëve komunale.