E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bateristi italian, Espozito interpreton për publikun shqiptar

Nje mbremje e vecante, do te jete ajo ne TOB, pasi bateristi i famshem italian Tony Esposito do te interpretoje i shoqeruar nga banda del sole. I njohur ne te gjithe boten fale pjese kult “Kalimba de luna”, Esposito vjen ne Shqiperi per here te pare, fale stines se aktiviteve “Italia dhe Shqiperia, 2 popuj, nje det, nje miqesi".

"Zakonisht kur shkoj ne nje vend qe nuk e kam vizituar asnjehere, une duhet te bej gjithmone nje takim me artistet e vendit, qe te mund te njoh muziken, e qe ne nje te ardhme ta adoptoj ne muziken time. Une kete gje e bej shpesh si me muziken afrikane ashtu dhe me ate amerikane. Pasi mua me intereson shume fuksioni muzikor. Por per fat te keq per nje dite nuk eshte e mundur te njoh muziken e vendit. Por do me pelqente qe ky te ishte nje premtim, mundesia per te takuar muzikantet e vendit. E duhet te them qe kultura ia arrin me se miri kesaj, eshte menyra me e fuqishme per te marre dhe dhene informacion", tha bateristi Tony Esposito. Kjo mbremje do te pasohet edhe nga koncerte te tjera si ai i 22 prillit ne Akademine e Arteve.

Vilma Masha < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›